Zyrat përfaqësuese REHAU Tiranë dhe REHAU Prishtinë, si dhe REHAU Shkup SHPK janë pjesë e 170 zyrave të Grupit REHAU, të cilat janë të pranishme në 54 vende në gjithë botën, dhe nga këto pika përfshihen tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë. Në punën tonë afariste jemi të përfshirë në fushat e: zgjidhjeve për dritare, instalime të ujit, ngrohjes dhe ftohjes në objekte, sisteme të kanalizimit dhe të ujësjellësit, zgjidhje për prodhimtarinë e mobilieve, zorrëve për kopshte.
Të udhëhequr nga vizioni global i REHAU, të krijohen zgjidhje të cilat do të bëjnë jetën më të mirë, kemi arritur të mbajmë vendin tonë në tregun, si ofrues i zgjidhjeve të plota sistemore dhe mbështetje gjatë projektimit dhe mirëmbajtjes së tyre, çdoherë të orientuar drejt nevojave të partnerëve dhe përdoruesve të fundit që kemi.
Rrjeti ynë i partnerëve afarist përfshin: prodhues të dritareve, instaluesve për ngrohje, ftohje dhe ujë, kompani për ndërtimin e rrjeteve të mëdha të kanalizimit dhe të ujit, prodhues të mobilieve, tregtarë, arkitektë, projektues, investues dhe kompani ndërtimore. Objektet e shumtë të ndërtuar për banim dhe zyrë gjatë viteve të fundit, në të cilat janë instaluar produktet tona, si dritaret, dyert, ngrohja në dysheme, ujë dhe përdoruesit e fundit të kënaqur, nga cilësia dhe shërbimi ynë, janë konfirmim për ne, që jemi në rrugën e drejtë për të krijuar vlera të cilat lehtësojnë dhe përmirësojnë jetën.
Sot, REHAU SHPK Shkup, me zyrat përfaqësuese në Prishtinë dhe Tiranë, numëron gjithsej 25 punonjës, dhe pjesa më e madhe e tyre punojnë që prej themelimit të kompanisë. Të gjithë, vazhdimisht vijojnë trajnime për ngritjen e njohurisë së tyre, me qëllim që të jenë çdoherë të përgatitur për sfidat dhe ndryshimet të cilat i ofron vetë tregu. Punonjësit për ne janë një vlerë kryesore, dhe me motivimin, fleksibilitetin, njohurinë dhe besnikërinë e tyre vazhdimisht ndërtojmë dhe mirëmbajmë besimin e partnerëve tanë.
Shtylla e ekzistencës sonë është vlera e gjithë kompanisë globale REHAU: inovacione, konfidencialiteti, besimi.