Informacione për mbrojtjen e të dhënave
REHAU është e lumtur për interesin që keni shprehur për shoqërinë dhe produktet tona. Dëshirojmë që të ndiheni komod në momentin që të kontaktoni me REHAU. Gjithashtu, për ne është shumë e rëndësishme siguria e të dhënave tuaja personale, të cilat, duke në momentin që kontaktoni me REHAU, përmbajnë emrin tuaj, adresën, numrin e telefonit ose adresën e email-it.
Mbrojta e të dhënave personale zbatohet për të gjitha palët me të cilat ndërveprohet, duke përfshirë REHAU, klientët, furnitorët, ofruesit e shërbimeve, partnerët e tjerë të biznesit dhe palët e interesit, të cilët kërkojnë në faqet tona të internetit, vizitojnë shërbimet/produktet tona dhe vizitorët në pikat fizike të shitjes (referuar si “Ti” ose “Ju” përkatësisht dhe së bashku). Ky informacion i nënshtrohet neneve 13 dhe 14 të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
Për më shumë informacion për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me profilet e shoqërive në mediat sociale të REHAU, ju lutemi vizitoni www.rehau.com/al-sq/informacione-per-mbrojtjen-e-te-dhenave-social-media.
1. Terma dhe përkufizime
Mbledhja dhe përpunimi i të dhënave personale kryhet në kuadër të dispozitave ligjore.
Termi "të dhëna personale" i referohet të gjitha informacioneve që lidhen me një person fizik të identifikuar ose të identifikueshëm. “Përpunim i të dhënave” përfshin çdo proces ose seri procesesh të kryera me ose pa ndihmën e proceseve të automatizuara në lidhje me të dhënat personale, të tilla si mbledhja, regjistrimi, organizimi, porosia, ruajtja, përshtatja ose modifikimi, leximi, kërkesë për informacion, përdorimi, zbulimi i informacionit me anë të transmetimit, shpërndarjes ose çdo formë tjetër e sigurimit, krahasimit ose lidhjes, kufizimit, fshirjes ose shkatërrimit të të dhënave.
Kriteret e tjera të mbrojtjes së të dhënave personale përdoren në përputhje me përkufizimet e parashikuara në Nenin 4 të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave.
2. Emri dhe adresa e organit përgjegjës
REHAU DOOEL
Rr. Boris Trajkovski PN
1000, Shkup
3. Qëllimet e përgjithshme të përpunimit të të dhënave dhe baza ligjore
REHAU mbledh dhe përpunon të dhënat tuaja personale në mënyrë specifike në rastet e mëposhtme:
- Nëse na kontaktoni drejtpërdrejt, p.sh. përmes faqes sonë zyrtare të internetit, nëpërmjet shërbimit të klientit të REHAU ose kur na vizitoni në pikat tona fizike të shitjes, merrni pjesë në aktivitetet tona, sondazhe dhe konkurse të dedikuara për klientin dhe në rast se klientët janë të interesuar për produktet ose shërbimet tona ose kanë ndonjë interes tjetër.
- Në rastet kur ju ose punëdhënësi juaj blen produkte ose shërbime drejtpërdrejtë nga ne.
- Në rastet kur ju ose punëdhënësi juaj kërkon informacion në lidhje me produktet dhe shërbimet tona (p.sh. dorëzimi i broshurave ose listave të çmimeve).
- Kur blini ose përdorni produktet REHAU.
- Kur ju ose punëdhënësi juaj na ofron ose shet produkte ose shërbime për ne.
Lutemi, na ndihmoni t'i mbajmë të përditësuara të dhënat tuaja, duke na informuar për ndryshimet e të dhënave tuaja personale, veçanërisht lidhur me të dhënat tuaja të kontaktit.
Për aq kohë sa REHAU përpunon të dhënat personale, kjo vlen veçanërisht për detaje të tilla si emri dhe të dhënat tuaja të kontaktit të biznesit tuaj si shoqëria e punësimit, funksioni, numri i telefonit ose adresa e email-it, si dhe të dhënat e kontratës dhe transaksionit. Kategori shtesë të të dhënave mund të mblidhen për qëllime të veçanta, të cilat përshkruhen në detaje më poshtë.
Përpos mbledhjes së të dhënave tuaja përmes formularëve tanë kur kontaktoni në faqen tonë të internetit, ne gjithashtu mbledhim të dhëna, për aq sa kjo është e nevojshme në funksion të qëllimit, drejtpërdrejt nga ju ose përmes burimeve përgjithësisht të aksesueshme (p.sh. regjistri tregtar, autoritetet, Interneti).
4. Qëllimet e përpunimit të të dhënave personale dhe baza ligjore
Në vijim, ne do t'ju informojmë lidhur me qëllimet për të cilat REHAU përpunon secilën kategori të dhënash personale. Në rastet e mospërputhjes së informacionit, REHAU zakonisht i kushton vëmendje kësaj lloj mospërputhjeje në rast të një situate përpunimi të dhënash, dhe nëse është e nevojshme, siguron informacion shtesë.
4.1. Përpunimi i të dhënave në lidhje me hartimin, përgatitjen, zgjidhjen dhe zbatimin e kontratave.
4.1.1. Të përgjithshme
Si shoqëri prodhuese, REHAU përpunon të dhënat personale në lidhje me blerjen (shihni gjithashtu paragrafin 4.11.) dhe proceset e shitjes si edhe për kontratat e përpunimit. Për këtë qëllim, të dhënat përpunohen veçanërisht për komunikimin dhe trajtimin e duhur, fillimin e kontratës, përpunimin e ofertave, këshillim klienti, prokurimet, prodhimin dhe dërgesën e mallrave, menaxhimin e kontratave dhe përpunimin e ankesave.
Në kontekstin e këtyre aktiviteteve, përpunohen kategoritë e mëposhtme të të dhënave:
- Të dhënat/të dhënat personale të kontaktit (përshëndetje, mbiemri, emri, adresa, adresa e email-it, etj.)
- Të dhënat logjistike si adresa e dërgesës
- Të dhënat e kontratës, data e pagesës
Mund të lindë nevoja që të dhënat për përgatitjen e një oferte dhe përpunimin e kontratës tua përcjellim palëve të treta që janë pjesë e zinxhirit të furnizimit ose që janë të dobishme për përpunimin e kontratës.
REHAU ka një platformë Track&Trace që ofron informacione për dërgesat në çdo kohë. Në këtë kontekst, ne përdorim adresën tuaj të email-t për të ndarë këtë informacion me ju. Në momentin e dërgimit, ne ju dërgojmë një email automatik me dokumentet e transportit dhe një link për gjurmimin e dërgesës në platformën Track&Trace. Baza ligjore për këtë përdorim është interesi legjitim sipas Nenit 6, paragrafi I, germa ”f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, për t'ju mundësuar të gjurmoni dërgesën tuaj.
Me qëllim kontrollin e kreditit të partnerëve tanë të biznesit, ne përpunojmë të dhënat që marrim nga agjencitë e kreditit (p.sh. nga Schufa) në përputhje me kërkesat ligjore. Për më tepër, për të minimizuar më tej rrezikun e mospagesave, REHAU rezervon të drejtën të raportojë përvojat me pagesat në lidhje me klientët në një grup për komunikimin e përvojave të pagesave që i përket një shoqërie krediti vlerësuese (Creditreform, Bisnode). Përvojat me pagesat me personat fizikë përjashtohen nga kjo praktikë.
Në mënyrë që të optimizohen arkëtimet, REHAU rezervon të drejtën të caktojë një shoqëri rifinancimi përgjegjëse për procesin e arkëtimeve për REHAU në kontekstin e arkëtimit të pagesave. Vetëm të dhënat që lidhen me shoqërinë (emri i debitorit, arsyeja, shuma, data e caktuar e pagesës) transmetohen për qëllimin e financimit të të arkëtueshmeve. Për aq sa është e nevojshme për kontrollin e pretendimit të pagesës, shoqëria e rifinancimit do të përcjellë të dhënat e shoqërisë te një palë e tretë për kontrollin e kreditit.
Baza ligjore për financimin e të arkëtueshmeve/faktoringut për sa i përket të dhënave personale është, përveç se në rastet përjashtimore, Neni 6 paragrafi “I” germa “f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.
Nëse të dhënat mblidhen drejtpërdrejt për përpunimin e një hetimi ose ekzekutimin e një kontrate, REHAU do t'ju informojë në secilin rast se cilat të dhëna janë absolutisht të nevojshme. Nëse nuk jeni ju personalisht, por punëdhënësi juaj ose një palë e tretë e lidhur me ju ose me punëdhënësin tuaj, të dhënat do të përpunohen në bazë të Nenit 6 paragrafi “I” germa “f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Të dhënat do të përpunohen për aq sa të dhënat përdoren për të përpunuar kontratën ose për të përmbushur detyrime të tjera ligjore, p.sh. detyrimet e pagesave dhe detyrimet për përgjegjësinë ndaj produktit (p.sh. detyrimet për informacion, sqarime dhe paralajmërime).
I gjithë procesi kryhet në përputhje me dispozitat e Nenit 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, ku gëzoni të drejtën të kundërshtoni në çdo kohë për arsyet që mund të lindin nga një situatë e veçantë.
4.1.2. Komunikimi
Microsoft Teams
REHAU përdor Microsoft Teams për të komunikuar me ju në mënyrë efektive dhe për të shkëmbyer informacion. Në disa raste, mund të lindë nevoja të regjistrohen ose transkriptohen takimet për mundësuar përmbajtje dhe diskutime të rëndësishme për referencë të mëvonshme ose për njerëzit që nuk kanë qenë të pranishëm. Ne dëshirojmë të shpjegojmë se si i trajtojmë të dhënat tuaja personale në lidhje me regjistrimet e takimeve.
Përpara çdo regjistrimi, drejtuesi i takimit do t'ju informojë për fillimin e regjistrimit. Nëse nuk dëshironi të regjistroheni vizualisht, mund të zgjidhni të çaktivizoni kamerën tuaj.
Drejtuesi i takimit do të vendosë, duke marrë parasysh interesat e të palëve, nëse regjistrimi është i nevojshëm. Një regjistrim ose transkriptim mund të kërkohet për arsyet e mëposhtme:
- Dokumentimi dhe përcjellja e përmbajtjes së takimit - për qëllime provash
- Shkëmbimi i njohurive dhe për qëllime trajnimi
- Sigurimi i regjistrimit për pjesëmarrësit që nuk kanë qenë të pranishëm
- Arkivimi i informacionit për referencë të mëvonshme
Baza ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave është Neni 6, paragrafi “I”, germa “f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Interesi ynë legjitim qëndron në zhvillimin efektiv të takimeve dhe dokumentimin e përmbajtjes së takimit. Ju mund ta kundërshtoni regjistrimin në çdo kohë për arsye që rrjedhin nga situata juaj e veçantë. Ju lutemi informoni drejtuesin e takimit nëse dëshironi ta bëni këtë.
Nëse e keni aktivizuar videokamerën e sistemit tuaj dhe regjistrimi përfshin këto përmbajtje video, ky regjistrim bazohet në pëlqimin tuaj sipas Nenit 6, paragrafi I, germa ”a” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Duke ndezur kamerën pasi të fillojë regjistrimi ose duke mos çaktivizuar kamerën kur ajo është ndezur më parë, ju pranoni regjistrimin e përmbajtjes video.
Ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë pa dhënë arsye duke çaktivizuar funksionin e kamerës në pajisjen tuaj.
Kur regjistroni takime përmes Microsoft Teams, mund të mblidhen të dhënat personale të mëposhtme:
- Të dhënat personale si emri, emri i shfaqur, fotografia e profilit dhe adresa e email-t të pjesëmarrësve
- Të dhëna për përkatësinë e shoqërisë dhe pozicionin brenda shoqërisë
- Të dhënat audio dhe video të pjesëmarrësve; skedarët audio transkriptohen automatikisht
- Mesazhet e bisedës, gjuha e preferuar dhe skedarët e ndarë gjatë takimit
- Ndarja e ekranit dhe përmbajtja e shfaqur
- Të dhënat Meta të takimit, si data, ora, ID-ja e takimit, numrat e telefonit dhe vendndodhja
Të dhënat tuaja personale i ruajmë vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë grumbulluar ose për aq kohë sa ruajtja përcaktohet me ligj ose në kuadër të rregulloreve zyrtare. Të dhënat tuaja i fshijmë ose i bllokojmë në momentin që ato nuk nevojiten më. Përveç kësaj, ne i fshijmë ose i bllokojmë menjëherë të dhënat tuaja në rastin e revokimit të deklaratës së pëlqimit si dhe në rastin e një kundërshtimi të justifikuar kundër përpunimit të të dhënave.
Ju lutemi vini re se regjistrimi përgjithësisht vihet në dispozicion për të gjithë pjesëmarrësit e takimit. Nëse qëllimi i regjistrimit është informimi i palëve të treta ose personave shtesë për përmbajtjen e takimit, edhe ata do t’i marrin të dhënat. Çdo marrës i të dhënave është përgjegjës për përpunimin e mëtejshëm, duke përfshirë fshirjen e të dhënave. Për qëllim të regjistrimit, të dhënat mund t'i transferohen edhe subjekteve të REHAU jashtë Zonës Ekonomike Evropiane. Ky transferim ndodh bazuar në një vendim të përshtatshmërisë nga Komisioni ose bazuar në nene standarde sipas kontratës që ofrojnë garanci të përshtatshme për subjektin e të dhënave.
Funksioni i postës zanore
Kur përdorni postën zanore të punonjësve të Grupit REHAU, mesazhet transkriptohen automatikisht. Mesazhizanor dërgohet si skedar përmes email-t te abonenti dhe shfaqet në gjuhën origjinale dhe një përkthim në anglisht. Ky email i nënshtrohet periudhës së ruajtjes së vendosur për emailet.
WhatsApp Business
Disa divizione ofrojnë mundësinë për të kontaktuar REHAU përmes WhatsApp-it për çdo pyetje. Duke na kontaktuar përmes WhatsApp-it, ju pranoni që ne do të kemi akses në numrin tuaj të telefonit dhe profilin e WhatsApp (përfshirë foton e profilit). Përpunimi i të dhënave për qëllimin e kontaktit me ne bazohet në Nenin 6, paragrafi I, germa ”f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave me dhënien e pëlqimit tuaj vullnetar.
Të dhënat personale të mbledhura përmes përdorimit të WhatsApp do të fshihen automatikisht pasi të zgjidhet kërkesa juaj. Ne e konsiderojmë hetimin si të zgjidhur 90 ditë pasi kemi dhënë përgjigjen tonë përfundimtare, pasi në përgjithësi nuk pritet ndonjë vazhdim i mëtejshëm pas kësaj periudhe. Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke dërguar mesazhe në kontaktin tuaj WhatsApp të REHAU.
Nëse kërkesa juaj lidhet me përgatitjen e kontratës, baza ligjore është Neni 6, paragrafi I, germa ”b” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Në këtë rast, ne i ruajmë të dhënat tuaja për kohëzgjatjen e periudhës së ruajtjes sipas ligjit. Për më tepër, zbatohet edhe politika e privatësisë së WhatsApp kur përdorni WhatsApp: https://www.whatsapp.com/legal/?lang=sq.
4.2. Përdorimi i portalit të klientit
REHAU u ofron klientëve të saj përdorimin e një portali klientësh për përpunimin e thjeshtuar të porosive, për akses në konfigurime të caktuara produktesh dhe shërbimesh të tjera. Në momentin e regjistrimit, do të informoheni se cilat të dhëna nevojiten në mënyrë që të përdorni portalin e klientit. Qëllimi dhe baza ligjore përshkruhen në Seksionin 4.1. Do të përdoren të dhëna të tjera të ofruara vullnetarisht për t'ju kontaktuar (shihni Seksionin 4.11.).
Kur përdorni portalin e klientit, transaksionet individuale ruhen dhe arkivohen në përputhje me kërkesat ligjore të ruajtjes së të dhënave në bazë të Nenit. 6 paragrafit “I” germa “c” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave.
Mund ta mbyllni portalin e klientit dhe ruajtjen e të dhënave personale në këtë portal në çdo kohë, me përjashtim të rasteve kur parashikohet përmbushja e një kontrate. Lutemi kontaktoni përfaqësuesin tuaj përgjegjës së zyrës së shitjeve: Ruajtja e transaksioneve të kryera mbetet e pacenuar.
Brenda portalit të klientëve, REHAU ofron opsionin për të skanuar barkodet/kodet QR për produktet e përcaktuara përmes një URL-jr, duke lejuar integrimin e drejtpërdrejtë në një porosi. Përdoren vetëm të dhënat personale të mbledhura gjatë regjistrimit në portalin e klientit. Funksionet BootstrapCDN dhe Cloudflare janë vendosur si cookies të nevojshme për këtë veprim.
4.3. Përdorimi i portalit të furnitorit
REHAU ka një portal për furnitorët. Kur regjistroheni si furnitor, ju informoheni për llojin dhe objektin e të dhënave të kërkuara për regjistrim. Të dhënat përdoren për të gjitha proceset e biznesit në lidhje me prokurimin e mallrave dhe shërbimeve, duke përfshirë masat e sigurisë së cilësisë, menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët, kontratat e përpunimit, menaxhimin e rrezikut, përdorimin e sistemeve të informacionit dhe komunikimit, optimizimin e proceseve të brendshme dhe administrimin e portalit të furnitorit. Për këto qëllime, mund të lindë nevoja që t'ua kalojmë të dhënat tuaja personale shoqërive të tjera në Grupin REHAU dhe që këto shoqëri të grupit t'ju kontaktojnë.
4.4. Procedura e aplikimit (Neni 6, paragrafi “I”, germa “b” i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave)
Ka disa njoftime shtesë për mbrojtjen e të dhënave për procesin e aplikimit, të cilat do të komunikohen veçmas me aplikimin. Informacioni i mëposhtëm vlen gjithashtu për të gjitha aplikimet.
4.5. Pjesëmarrja në aktivitete dhe vizita në ambientet tona (Neni 6, paragrafi “I”, germa “f” i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave)
Ju presim me padurim të njihemi personalisht gjatë një vizite në ambientet tona ose në një nga aktivitetet tona. Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale në mënyrë që të organizojmë dhe zhvillojmë aktivitete dhe t'ju ofrojmë materiale informuese. Gjatë këtyre aktiviteteve, ne mund t'ia përcjellim të dhënat folësve dhe pjesëmarrësve. Kjo është e rëndësishme për tu siguruar që aktiviteti të zhvillohet pa probleme. Po ashtu, ne i përdorim të dhënat e mbledhura për të vlerësuar dhe ndjekur aktivitetet tona. Kur regjistroheni për një ngjarje, si rregull do të merrni informacion shtesë për mbrojtjen e të dhënave.
REHAU përdor gjithashtu funksionet e sondazhit Microsoft Forms për të marrë reagime dhe komente. Nëse merrni pjesë në një sondazh të caktuar, zbatohet Politika e Privatësisë së Microsoft Forms: https://privacy.microsoft.com.
Për dokumentimin e aktiviteteve, si dhe punën e shtypit dhe marrëdhënieve me publikun, mund të krijohen rekorde të dhënash me fotografi dhe video të këtyre aktiviteteve. Edhe të dhënat personale (fotografi) përpunohen gjatë këtij procesi. Ju mund të kundërshtoni përpunimin e këtyre të dhënave në çdo kohë për arsye, të cilat mund të lidhen menjë situatë të veçantë. Në këtë rast ju kërkojmë të informoni paraprakisht fotografët ose organizatorët për këto arsye. Ata do të marrin parasysh kundërshtimin tuaj dhe do të marrin masat e nevojshme.
4.6. Përdorimi i shërbimeve (konsulenca, kërkoni shitësin)
4.6.1. Informacion i përgjithshëm
Përveç produkteve dhe zgjidhjeve tona të sistemit, REHAU ofron edhe shumë shërbime të tjera. Këtu përfshihet edhe konsulenca për produktet dhe shërbimet që ju ofrojmë nëpërmjet telefonit, email-t, formularëve të kontaktit sipas rrethanave të caktuara, si edhe në vendndodhje. Nëpërmjet këtij shërbimi, ne dëshirojmë t'ju mbështesim në përzgjedhjen tuaj, përdorimin dhe aplikimin e sistemeve REHAU.
Si pjesë e këtij shërbimi, të dhënat e nevojshme që na përcillni në lidhje me kërkesën e shërbimit, të tilla si: të dhënat/të dhënat personale të kontaktit (emri, mbiemri, adresa, adresa e email-it, etj.) regjistrohen dhe ruhen në lidhje produktet në fjalë dhe pretendimet, nëse ka. Në këtë mënyrë, ne dëshirojmë të sigurohemi që mund t'ju ofrojmë konsulencë të mëtejshme në rast të ndonjë pyetjeje që mund të lindë në një moment të dytë bazuar në historikun e shërbimit të mëparshëm.
Si pjesë e kërkimit të tregtarit, ne ju ofrojmë mundësinë që informacionin tuaj të kontaktit të na e dërgoni direkt ne dhe një tregtari sipas zgjedhjes suaj për një metodë specifike kontakti të përcaktuar nga ju. Tregtari i përpunon këto të dhëna nën përgjegjësinë e tij për qëllimet e hetimit. REHAU përdor këto të dhëna për të vlerësuar cilësinë e shërbimit të ofruar nga tregtari.
Këto të dhëna të ruajtura janë në funksion të interesit legjitim që përfaqëson një aktivitet efektiv konsulence, i cili nuk konsiston në kontradikta gjatë një periudhe të caktuar kohe. Të dhënat tuaja do të ruhen në lidhje të drejtpërdrejtë me rastin e shërbimit në fjalë. Për sa kohë që të dhënat e ruajtura në lidhje me shërbimin janë në funksion të rasteve të mbrojtjes ndaj detyrimit, veçanërisht ne lidhje me detyrimin ndaj produktit, REHAU do ti përpunojë këto të dhëna për këtë qëllim. Këto të dhëna do të fshihen kur nuk shërbejnë më në funksion të këtij qëllimi në momentin e përfundimit të periudhës së detyrimit përkatës.
Nëse të dhënat përpunohen vetëm në bazë të Nenit 6, paragrafi “I”, germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, ju keni të drejtë të kundërshtoni regjistrimin dhe ruajtjen e tyre për arsye që lidhen me personin tuaj.
Informacione të mëtejshme specifike për privatësinë mund të gjenden në kushtet përkatëse të përdorimit për secilin aplikacion.
4.6.2. Konfiguruesi i dritares
Për përdorimin e konfiguruesit të dritareve, REHAU mbledh të dhënat e nevojshme për llogaritjen e dritareve, zgjedhjen e një ofruesi të përshtatshëm të shërbimit dhe komunikimin me ju nëpërmjet një formulari kontakti. Të dhënat mund të ndahen me një ose më shumë prodhues të zgjedhur dritaresh nga REHAU për të ofruar një ofertë jodetyruese. Cookies të nevojshëm të mëposhtëm janë caktuar për funksionalitetin e aplikacionit.
- ARRAffinity & ARRAffinitySameSite (Vendor AZURE)
- ai_session
- ai_user
- raygun4js-userid (Vendor Raygun)
- sencha-localstorage-test
- CbnStorageTestKey
- testItem
- loginData
- planWatches
- 1168217078_userCompanies
- _ext:/Cfgr/REHAU/WINDOWECChttps://portal.combeenation.com/cfgr/classic.json-9cdfa28e-b030-4181-a9b8-689d067ddc15
- [Weekday] [Month] [DD] [YYYY] [HH]:[II]:[SS] GMT*
Baza ligjore është Neni 6, paragrafi I, germa “b” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, pasi të dhënat e mbledhura janë të nevojshme për të ofruar shërbimin. Detaje të mëtejshme mbi përpunimin e të dhënave brenda Konfiguruesit të Dritareve janë të disponueshme në kushtet e përdorimit të Konfiguruesit të Dritares.
4.6.3. REHAU Window.ID
Si përpunues i të dhënave, REHAU ofron sistemin Window.ID. Kjo i lejon përdoruesit të ruajnë dhe analizojnë në mënyrë të përhershme të dhënat e produktit të dritareve dhe komponentëve të dritareve për të ofruar shërbim më të mirë për klientët e tyre. Përdoruesi përkatës i Window.ID është përgjegjës për mbledhjen dhe përdorimin e këtyre të dhënave. Përdoruesit ose klientët fundorë mund të përcaktojnë dhe ruajnë vendndodhjen e dritares duke përdorur GPS brenda Window.ID. Asnjë e dhënë personale nuk transmetohet kur ruhen të dhënat e GPS.
REHAU përdor të dhënat jopersonale nga Window.ID për qëllimet e brendshme të mëposhtme:
- Zhvillimi i modeleve dhe shërbimeve të reja të biznesit
- Krijimi i strategjive për të ndihmuar klientët të optimizojnë pozicionin e tyre në treg
- Mbështetje për procesin e riciklimit në fund të ciklit jetësor të produktit
- Analiza e pozicionit të REHAU në treg
- Analiza e përdorimit të shërbimeve REHAU
4.7. Aksesi në ambientet e shoqërisë për dorëzimin e mallrave ose për kryerjen e një shërbimi ose pune.
Në këtë rast, përveç të dhënave tuaja të nevojshme për zbatimin drejtpërdrejt të një marrëdhënieje kontraktuale, të tilla si mbiemri, emri, shoqëria, të dhënat e faturës, të dhënat e identifikimit të automjetit, ne regjistrojmë edhe kohëzgjatjen e qëndrimit tuaj në REHAU në bazë të Nenit 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Qëllimi është të kemi të dhëna për njerëzit në ndërtesë ose në ambient në rast urgjence dhe evakuimi të nevojshëm. Nëse përfaqësoni një biznes, kohëzgjatja e qëndrimit tuaj mund të përdoret edhe për të rishikuar dhe optimizuar proceset e brendshme dhe për të kontrolluar qëndrueshmërinë e informacionit në lidhje me performancën (p.sh. faturat).
Mbikëqyrja me video është e lokalizuar vetëm në pikat tona. Sinjalistikat përkatëse do t'jua dëshmojnë këtë gjë. Kjo mbikëqyrje me kamera shërben për të siguruar produktet tona dhe sistemet tona të përpunimit të të dhënave. Kjo garanton një nivel edhe më të lartë të mbrojtjes së dhënave personale.
Në momentin e dorëzimit të mallrave, kamerat përdoren gjithashtu për të monitoruar proceset logjistike në vende të ndryshme.
Udhëzimet e sigurisë që i jepen vizitorit dokumentohen në bazë të kërkesave ligjore ose në bazë të Nenit 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave për të vërtetuar përputhshmërinë me detyrimet e sigurisë në trafik.
Sigurisht, ju mund të kundërshtoni përdorimin e Nenit 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave në çdo kohë për arsyet që mund të lindin nga një situatë e veçantë.
4.8. Komunikimi i korporatës dhe imazhi publik (Neni 6, paragrafi “I”, germa “f” i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave)
Si pjesë e procesit të pjesëmarrjes, vizitat në panairet tona dhe aktivitete të tjera të organizuara, imazhet dhe regjistrimet video të këtyre aktiviteteve merren për të dokumentuar aktivitetin, në funksion të punës së medias dhe marrëdhënieve me publikun dhe për komunikimin e korporatës. Edhe të dhënat personale (foto) përpunohen gjatë këtij procesi.
Materialet fotografike publikohen në mënyrë elektronike në profilet e mediave sociale si Facebook, si dhe në mediat e shkruara. Baza ligjore për përpunimin e të dhënave është Neni 6, paragrafi “I”, germa “f” i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave për komunikimin e korporatave dhe, nëse është e zbatueshme, Neni 23 i KunstUrhG.
Për aq sa kjo është faktikisht e mundur dhe ligjërisht e arsyeshme, do t'i referohemi regjistrimeve të imazheve në aktivitetin përkatës. Nëse imazhet përpunohen në përputhje me dispozitat e Nenit 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, mund të kundërshtoni këtë përdorim në çdo kohë për arsyet që mund të lindin nga një situatë e veçantë. Ju mund ta ushtroni këtë të drejtë duke informuar paraprakisht fotografin për këto arsye, dhe ai do ta marrë parasysh këtë në punën e tij. Ne do të jemi të lumtur t'ju ofrojmë detaje lidhur me aktivitetin.
4.9. Pajtueshmëria, zbatimi i ligjit dhe parandalimi i krimit (Neni 6, paragrafi “I”, germa “f” i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave)
Për aq sa parashikohet me ligj, REHAU përdor të dhënat personale në përmbushje të kuadrit ligjor dhe për tu mbrojtur nga mosmarrëveshjet ligjore. Si pjesë e kërkesave të përputhshmërisë së shoqërisë, të dhënat mund të përdoren gjithashtu për të parandaluar, hetuar ose ndjekur veprat penale.
Për këtë qëllim, përveç kategorive të të dhënave të përmendura më lart, për aq sa ato janë të nevojshme për qëllimin, përdoren të dhënat e aftësisë paguese, të dhënat e udhëtimeve, të dhënat e llogarisë si dhe të dhënat e korrespondencës, blerjeve dhe shitjeve. REHAU gjithashtu përdor një sistem të brendshëm të sinjalizuesve për raportet e emrave dhe shkelësve anonimë të rasteve të shkeljes së përputhshmërisë. Këto të dhëna fshihen ose ruhet plotësisht anonimati brenda kuadrit të legjislacionit në fuqi ose menjëherë pasi të ketë përfunduar rasti përkatës.
Sistemet për sigurinë e ndërtesës ose impiantit si dhe për sigurimin e sistemeve tona të përpunimit të të dhënave siç është p.sh. kontrollet e aksesit ose mbikëqyrja me video. Kontrollet e përmendura kryhen në transparencë vetëm në ambientet tona. Mund të mësoni më shumë rreth kësaj në ambientet tona.
Ne vijojmë procesin e përpunimit të të dhënave tuaja personale në lidhje me procedurat e zakonshme të rishikimit të partnerëve të biznesit si pjesë e kërkesave të përputhshmërisë. Nëse nuk i kemi kërkuar të dhënat tuaja personale drejtpërdrejt nga ju, ne i kemi mbledhur ato nga burimet dhe nga bazat e të dhënave të aksesueshme për publikun si pjesë e vigjilencës së duhur. Të dhënat e mbledhura nga këto burime përpunohen ekskluzivisht për këtë qëllim dhe fshihen sapo të mos nevojiten më për këtë qëllim. Përpunimi bazohet në Nenin 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, për aq sa vigjilenca e duhur bazohet në kërkesat ligjore ose Nenin 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave në lidhje me interesin legjitim të shoqërisë për vlerësimin e partnerëve të saj të biznesit me qëllim reduktimin e rreziqeve. Nëse përpunimi i të dhënave bazohet në Nenin 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, ju mund ta kundërshtoni përpunimin e tyre për arsye personale.
4.10. Komunikimi i reklamave dhe hulumtimi i tregut
Për aq sa është e lejueshme me ligj në bazë të Nenit 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave ose nëse na jepni pëlqimin tuaj (Neni 6, paragrafi “I”, germa “a” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave), ne përpunojmë të dhënat tuaja për komunikimet e marketingut, sondazhet e përvojës së klientit, promocionet, konkurset dhe analizat e tjera të tregut dhe konkurrencës. Kjo na mundëson që të përmirësojmë më tej gamën tonë të produkteve dhe shërbimeve dhe të veprojmë me objektiva më të qarta.
Si pjesë e këtyre aktiviteteve, përpunohen të dhënat e nevojshme si p.sh të dhënat/të dhënat personale të kontaktit (emri, mbiemri, shoqëria, adresa, numri i telefonit, adresa e IP, adresa e email-it, etj.). Vetëm me dhënien e pëlqimit të duhur do të përpunojmë edhe të dhëna shtesë, të tilla si (1) informacionin që na jepni për këtë qëllim, si interesat, preferencat personale ose situata profesionale, ose (2) të dhënat që mbledhim përmes analizave, matjeve të individualizuara, ruajtjes, dhe vlerësimi i normave të hapjes dhe klikimeve në profilet e marrësve, për të hartuar buletinet e ardhshme ose komunikime të tjera.
Nëse keni një marrëdhënie ekzistuese me klientin ose nëse keni dhënë pëlqimin për paraqitjen e të dhënave, zakonisht do të merrni informacionin e mësipërm nëpërmjet postës elektronike. Gjithashtu, për partnerët e biznesit që nuk janë konsumatorë, informacioni jepet me telefon ose në mënyrë analoge.
Në përputhje me interesat legjitime, ne analizojmë të dhënat që kemi (p.sh., mbi transaksionet e biznesit, kontratat, kërkesat dhe sjelljet e tjera që lidhen me biznesin) për të përmirësuar produktet, shërbimet, proceset e biznesit dhe për kërkimin e tregut.
Për të gjitha qëllimet e përmendura, mund të jetë e nevojshme të ndani të dhënat tuaja personale me palët e treta që na mbështesin si përpunues të të dhënave në arritjen e objektivave tona. Të dhënat mund të shpërndahen edhe me shoqëri të tjera brenda Grupit REHAU për të përmbushur më mirë nevojat tuaja ose për të përmirësuar vazhdimisht produktet dhe shërbimet tona.
Natyrisht që e respektojmë vendimin tuaj nëse nuk dëshironi të na lini të dhënat tuaja personale për të mbështetur marrëdhënien tonë me klientët, në veçanti për marketingun e drejtpërdrejtë ose kërkimin e tregut. Në çdo rast, ju mund të kundërshtoni përdorimin e të dhënave tuaja për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë në çdo kohë sipas Nenit 21, paragrafi II të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, ose të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë për përdorim të mëvonshëm sipas Nenit 7, paragrafi III të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Ju mund të dërgoni një tërheqje të pëlqimit ose një kundërshtim për përpunimin në çdo opsion kontakti të listuar në njoftimin ligjor. Ju gjithashtu mund të çregjistroheni nga buletinet në çdo kohë nëpërmjet link-t të çregjistrimit në fund të çdo email.
4.11. Sondazh
Për pyetje dhe regjistrime të jashtme, të tilla si vlerësimet e veprimeve të përfunduara ose regjistrimet e ngjarjeve, ne përdorim instrumentin "Microsoft Forms". Microsoft Forms është një shërbim i ofruar nga Microsoft Ireland Operations Limited. Të dhënat nga përdoruesit në Bashkimin Evropian përpunohen brenda Zonës Ekonomike Evropiane (ZEE).
Megjithatë, për të ofruar shërbimin dhe për qëllime mbështetëse, të dhënat mund të kenë nevojë të përpunohen në selinë e Microsoft Inc. në SHBA. Ne kemi rënë dakord për nenet standarde kontraktuale të BE-së me Microsoft-in për çdo transferim të nevojshëm të të dhënave në vendet e treta (shihni seksionin 6). Për të siguruar mbrojtjen e duhur të të dhënave, Microsoft ka zbatuar masa teknike dhe organizative, veçanërisht duke transmetuar të dhëna përmes Forms vetëm në formë të koduar. Për më tepër, Microsoft është i detyruar me kontratë t'i rezistojë kërkesave për zbulimin e të dhënave nga autoritetet amerikane sa më shumë që të jetë e mundur. Microsoft në përgjithësi vepron si një përpunues i të dhënave. Informacione të mëtejshme për mbrojtjen e të dhënave të Microsoft mund të gjenden në https://privacy.microsoft.com.
Kur përdorni Microsoft Forms, përpunohen lloje të ndryshme të dhënash. Objekti i të dhënave të mbledhura varet nga pyetjet e bëra dhe çdo shërbim shtesë i ngarkuar. Në përgjithësi, përfshihen të dhënat personale të mëposhtme:
- mbiemri, emri
- Adresa e emailit
- Gjuha e preferuar
- Statusi (opsionale nëse ruhet në Microsoft 365)
- Data dhe ora e hapjes së pyetësorit
- Data dhe ora e dorëzimit të përgjigjeve
Nëse merrni pjesë në një sondazh anonim, përgjigja juaj nuk përfshin asnjë informacion kontakti dhe nuk mund të gjurmohet tek ju. Të dhënat nga sondazhet/formularët/pyetësorët (pyetje dhe përgjigje) ruhen në Microsoft Cloud dhe aksesohen nga ekipi i projektit. Në përgjithësi, të gjitha të dhënat personale fshihen brenda një viti pasi nuk nevojiten më pas përmbushjes së qëllimit.
Pjesëmarrja në sondazhet tona është vullnetare. Kur pëlqimi jepet përmes pjesëmarrjes në anketë, baza ligjore është Neni 6, paragrafi “I”, germa “a” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Dhënia e pëlqimit mund të anulohet në çdo kohë me efekt të mëvonshëm. Nuk do të ketë asnjë disavantazh nga tërheqja ose mosdhënia e pëlqimit.
Të dhënat personale të përpunuara në lidhje me pjesëmarrjen në sondazhet dhe formularët e Microsoft Forms në përgjithësi nuk ndahen me palët e treta, përveç rasteve kur këto të dhëna synohen veçanërisht për t'u ndarë ose kërkohen për të përmbushur qëllimin. Të dhënat mund të ndahen me ofruesit e jashtëm të shërbimeve të angazhuar për të përmbushur qëllimin.
4.12. Përmbushja e detyrimeve ligjore (Neni 6, paragrafi “I”, germa “c” i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave)
REHAU është objekt i disa detyrimeve ligjore për përpunimin dhe ruajtjen e të dhënave personale. Këto lidhen me Rregulloret tregtare dhe tatimore sipas Kodit Tregtar dhe Kodit Tatimor.
Për t'i përmbushur këto detyrime, ne i përpunojmë të dhënat tuaja në masën e duhur dhe, nëse duhet, ua transmetojmë ato organeve përgjegjëse në kuadër të detyrimeve ligjore për njoftimin e të dhënave.
4.13. Qëllime të tjera të përpunimit
Përpunimi i të dhënave gjithashtu kryhet në funksion të kuadrit të menaxhimit të cilësisë, për të përcaktuar dhe përmirësuar kënaqësinë e klientit, për të zhvilluar më tej produktet dhe shërbimet, për të kryer kërkime dhe zhvillime dhe për të përmirësuar sigurinë e IT-së si dhe operacionet e IT-së. Pika e fundit e shërbimeve të IT-së përfshin gjithashtu përpunimin e të dhënave për të zbuluar dhe parandaluar aksesin e paautorizuar në të dhënat personale.
Baza ligjore për përpunimin e këtyre të dhënave është Neni 6, paragrafi “I”, germa “f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Në mungesë të dhënies së pëlqimit, nuk mund të nxirren përfundime për çdo person fizik individual.
Në raste individuale, ky përpunim mund të kundërshtohet për arsye që rezultojnë nga situata juaj e veçantë.
4.14. Transmetimi i të dhënave palëve të treta
Për qëllimet e lartpërmendura, të dhënat mund t'u përcillen palëve të treta që bashkëpunojnë me organet përgjegjëse në ndjekjen dhe përmbushjen e qëllimeve të lartpërmendura. Transferimi bëhet ose në kontekstin e përpunimit të porosisë të personit porositës. Neni 28 i Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave, një detyrim i përbashkët sipas Nenit 26 të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave ose si transferim i të dhënave në kuadër të porositjes së shërbimeve profesionale.
Për transmetimin e të dhënave te marrësit në vende të treta (shihni pikën 6 më poshtë).
5. Kohëzgjatja e ruajtjes
Të dhënat tuaja personale i ruajmë vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë grumbulluar ose për aq kohë sa ruajtja përcaktohet me ligj ose në kuadër të rregulloreve zyrtare. Të dhënat tuaja i fshijmë ose i bllokojmë në momentin që ato nuk nevojiten më.
Përveç kësaj, ne i fshijmë ose i bllokojmë menjëherë të dhënat tuaja në rastin e revokimit të deklaratës së pëlqimit si dhe në rastin e një kundërshtimi të justifikuar kundër përpunimit të të dhënave.
6. Transmetimi i planifikuar i të dhënave te shtetet e treta
Për qëllimet e përmendura në këtë deklaratë të mbrojtjes së dhënave ne mund t'ua transmetojmë të dhënat tuaja personale kompanive të tjera REHAU. Kompanitë e tjera mund t'i përdorin të dhënat tuaja personale në interesin e vet për të njëjtat qëllime si ne. Në veçanti, ato mund t'i përpunojnë të dhënat tuaja personale në interesin e vet për qëllimet e përmendura. Brenda Grupit REHAU, punonjësit kanë akses në të dhënat tuaja personale vetëm për aq sa është e nevojshme për të përmbushur aktivitetin e tyre.
Transmetimi i të dhënave në degët jashtë Zonës Ekonomike Evropiane bëhet mbi bazën e një vendimi rregullues të Komisionit (Neni 45, paragrafi "III" i Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave), ose mbi bazën e klauzolave standarde kontraktuale (Neni 46, paragrafi “II”, germa “c” e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave), të cilat përmbajnë garanci të arsyeshme për personat në fjalë. Teksti i neneve standarde të kontratës është i disponueshëm në https://commission.europa.eu/law/law-topic/data-protection/international-dimension-data-protection/standard-contractual-clauses-scc_en?prefLang=en.
Të dhënat tuaja personale mund t'ua transmetojmë palëve të treta jashtë shoqërive të Grupit REHAU për të marrë përsipër shërbime teknike ose organizative, të cilët na nevojiten për të përmbushur qëllimet e përmendura ose aktivitetet e tjera të biznesit. Ofruesit tanë të shërbimit janë të detyruar me kontratë që t'i përpunojnë të dhënat personale ekskluzivisht në emri tonë dhe sipas udhëzimeve tona. Ne i detyrojmë ofruesit tanë të shërbimit edhe që të respektojnë masat teknike dhe organizative, të cilat sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse ofruesit e shërbimeve ndodhen në vende ku ligjet në fuqi nuk parashikojnë mbrojtje të të dhënave personale të ngjashme me atë sipas së drejtës evropiane, ne sigurojmë me kontratë që ofruesit e shërbimeve në fjalë të respektojnë nivelin e mbrojtjes së të dhënave të parashikuar me ligj. (Klauzolat standarde kontraktuale). Informacione më të detajuara për këtë, mund t'i merrni nga personi ynë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave.
7. Përdorimi i të dhënave në internet/vizita në faqet tona të internetit
Në vijim do të zbuloni se cilat informacione mund të mbledhim kur vizitoni faqen tonë të internetit dhe si i trajtojmë ato. Faqet e internetit të REHAU mund të përmbajnë link-e për faqet e internetit të ofrueseve të tjerë për të cilët nuk aplikohet deklarata për mbrojtjen e të dhënave.
Kur vizitoni faqen tonë të internetit, ne ruajmë informacionin në lidhje me shfletuesin dhe sistemin operativ që po përdorni, datën dhe kohën e vizitës suaj dhe adresën tuaj të IP-së. Këto të dhëna kërkohen që faqja e internetit të funksionojë, veçanërisht për të siguruar një konfigurim të sigurt të lidhjes dhe për të siguruar përdorim të arsyeshëm të faqes sonë të internetit. Ne nuk mund t'jua japim këto të dhëna.
Pa bashkëpunimin tuaj, ne nuk mbledhim asnjë lloj të dhënash personale nëpërmjet faqet tona të internetit. Është në gjykimin tuaj nëse dëshironi të na e përcillni ose nëse refuzoni që të dhëna të tilla të jepen në kuadër të regjistrimit të një porosie ose sondazhi.
Ne gjithashtu përdorim teknologjitë e mëposhtme, në veçanti në faqen tonë të internetit:
7.1. Chatbot
Nëse përdorni shërbimin tonë "Chatbot" (për shembull përmes faqes sonë të internetit https://www.rehau.com ose në aplikacione celulare), të dhënat personale, përfshirë Historiku i bisedave, adresat e IP-së dhe cookies të mbledhura dhe të ruajtura nga ofruesit e shërbimeve Amazon Web Services, Inc. dhe Google Ireland Limited. Ky informacion nevojitet për të ofruar shërbimin. Informacione të mëtejshme mund të gjenden në: https://aws.amazon.com/privacy dhe https://policies.google.com/privacy/.
7.2. Shërbimi i analizës së faqes së internetit Google Analytics
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqet e parë të cookies, faqja jonë e internetitpërdor Google Analytics, një shërbim analize në internet i ofruar nga Google Inc. Google Analytics përdor cookies, skedarë me tekst që ruhen në kompjuterin tuaj dhe që bëjnë të mundur një analizë të përdorimit të faqes së internetit. Informacionet e prodhuara nëpërmjet cookies rreth përdorimit nga ana juaj të kësaj faqeje interneti, si rregull, transmetohen në një server të Google në SHBA dhe ruhen aty. REHAU ka aktivizuar anonimizimin e IP në këtë faqe interneti, prandaj adresa juaj IP e Google shkurtohet më përpara brenda shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ose në shtete të tjera kontraktore të Marrëveshjes për Zonën Ekonomike Evropiane. Vetëm në raste përjashtimore, adresa e plotë e IP transmetohet në një server të Google në SHBA dhe shkurtohet aty. Në emër të ofruesit të kësaj faqeje interneti, Google do t'i përdorë këto informacione për të vlerësuar përdorimin nga ana juaj të faqes së internetit, për të përpiluar raporte rreth aktiviteteve të faqes së internetit dhe për të ofruar kundrejt ofruesit të faqes së internetit shërbime të tjera që lidhen me përdorimin e faqes dhe të internetit. Adresa IP e transmetuar nga shfletuesi juaj në kuadër të Google Analytics nuk kombinohet me të dhëna të tjera të Google. Ruajtjen e cookies mund ta parandaloni nëpërmjet një rregullimi përkatës të softuerit të shfletuesit tuaj; megjithatë, ju paralajmërojmë se në këtë rast nuk mund t'i përdorni të gjitha funksionet e kësaj faqeje interneti në gamën e tyre të plotë. Përveç kësaj, të dhënat e gjeneruara nga Cookies dhe që lidhen me përdorimin e ueb sajtit nga ana jauj (përfshirë adresën tuaj IP) mund t'ia ndaloni Google-it ose ta pengoni përpunimin e këtyre të dhënave nëpërmjet Google-it duke shkarkuar dhe instaluar Plugin-in e shfletuesit në lidhjen http://tools.google.com/dlpage/gaoptout.
Të dhënat që mbledhim në nivelin e përdoruesit dhe të rezultateve, të cilat janë të lidhura me cookies, ID-të e përdoruesve dhe ID-të e reklamave, fshihen automatikisht pas 14 muajsh. Periudha e ruajtjes së ID-së së përdoruesit rivendoset në 14 muaj me çdo ngjarje të re (p.sh. shikimi i faqes) nga ai përdorues në faqen tonë të internetit. Raportet standarde të mbledhura të Google Analytics nuk ndikohen nga kjo gjë.
Informacione më të detajuara rreth kushteve të përdorimit dhe mbrojtjen e të dhënave i gjeni në https://www.google.com/analytics/terms ose në https://policies.google.com.
Ju paralajmërojmë se në faqen tonë të internetit, Google Analytics është zgjeruar me kodin "gat._anonymizeIp();" për të siguruar një përpilim anonim të adresave të IP-së (të ashtuquajturin IP-Masking).
7.3. Google Tag Manager
Google Tag Manager është një zgjidhje që lejon menaxhimin e Tags të faqeve në internet përmes një ndërfaqeje. Google Tag Manager nuk regjistron të dhëna personale. Ky instrument aktivizon Tags të tjera dhe për këtë arsye duhet që REHAU të ofrojë një shërbim telemedial të kërkuar shprehimisht nga ju. Vetë Google Tag Manager nuk ka akses në të dhënat personale.
Nëse është bërë një çaktivizim në nivelin e domain-it ose të cookies, kjo mbetet në fuqi për të gjitha Tracking Tags që aplikohen me Google Tag Manager. Ju mund të gjeni informacionin për mbrojtjen e të dhënave në shfletuesin Google në instrumentin këtu: https://policies.google.com.
7.4. Reklamimi me Google Ads
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqen e parë të cookies, faqja jonë e internetit përdor funksionet e Reklamimit me Google Ads. Me këto, ne reklamojmë këtë faqe në rezultatet e kërkimit të Google, si dhe në faqet e internetit të palëve të treta. Ofruesi është Google Ireland Limited. Për këtë qëllim, Google vendos një cookie në shfletuesin e pajisjes tuaj përfundimtare, e cila automatikisht mundëson reklama të bazuara në interesat tuaja nëpërmjet një ID-je të cookie, duke u bazuar në faqet që keni vizituar më parë.Çdo përpunim i mëvonshëm i të dhënave do të kryhet vetëm nëse keni dhënë miratimin tuaj me Google që historiku juaj i shfletuesit të internetit dhe aplikacioneve të lidhet me llogarinë tuaj në Google nga Google dhe se informacioni nga llogaria juaj në Google të përdoret për të personalizuar reklamat që shihni në internet. Në këtë rast, nëse jeni regjistruar në shfletuesin e Google gjatë vizitës në faqen tonë të internetit, Google do të përdorë të dhënat tuaja së bashku me të dhënat e Google Analytics për të krijuar dhe përcaktuar listat e grupeve të synuara për reklamim. Për këtë qëllim, të dhënat tuaja personale do të lidhen përkohësisht nga Google me të dhënat e Google Analytics në mënyrë që të formojnë grupe të synuara. Mund të çaktivizoni përgjithmonë cilësimin e "Cookies" për preferencat e reklamave duke shkarkuar dhe instaluar plug-in të shfletuesit të disponueshëm në link më poshtë: https://adssettings.google.com/authenticated?hl=sq.
Në të kundërt, mund të kontaktoni Aleancën e Reklamave Digjitale në adresën e internetit www.aboutads.info për t'ju informuar në lidhje me cilësimin e opsionit “Cookies” dhe të bëni cilësimet përkatëse. Së fundmi, mund të cilësoni shfletuesin tuaj në mënyrë që të jeni të informuar në lidhje me vendosjen e cookies dhe të cilësoni individualisht nëse do t'i pranoni ato ose do të refuzoni pranimin e cookies për raste të caktuara ose në përgjithësi. Në rast se refuzoni të pranoni cookies, funksionaliteti i faqes sonë të internetit mund të jetë i kufizuar.
Informacione të mëtejshme dhe dispozitat për mbrojtjen e të dhënave në lidhje me reklamat dhe Google mund t’i gjeni këtu: https://policies.google.com/technologies/ads.
7.5. Google reCAPTCHA
Ne përdorim shërbimin e Google reCaptcha në formularin tonë të kontaktit, të cilin mund ta përdorni për të dërguar kërkesa për shërbime dhe informacione te REHAU.
Kërkesa shërben për zbulimin e një sulmi keqdashës në faqen tonë të internetit duke bërë dallimin midis aksesit të personave realë dhe aksesit të automatizuar të pajisjeve. Përdorimi i këtij aplikacioni është i nevojshëm për ofrimin e shërbimit që ofron REHAU nëpërmjet formularëve të tij të kontaktit dhe për këtë arsye bazohet në nenin 6, germa b të RPMD. Kjo është e nevojshme për ofrimin e shërbimit, përndryshe faqja e internetit nuk mund të mbrohet siç duhet kundër spiunimit të automatizuar, abuzimit dhe spam-it. Për këtë arsye, përdorimi i tyre është gjithashtu në interes të marrësit të shërbimit. Për këtë qëllim, të dhënat tuaja do t'i transmetohen Google dhe do të përpunohen atje. Adresa e IP-së dhe, nëse zbatohet, të dhëna të tjera të përdorura nga Google për shërbimin, do t'i transmetohen Google.
Përdorimi i Google reCAPTCHA është i lidhur në thelb me fontet e Google. Kur përdorni Google reCAPTCHA, fontet ngarkohen automatikisht nga një server i Google dhe as ne dhe as ju nuk mund ta parandalojmë dot këtë gjë. Fontet e Google janë shkronja të ofruara nga Google Inc., Google Ireland Limited përgjegjëse për këtë për rajonin evropian. Të dhënat lidhur me pyetjet e mbrojtjes së të dhënave në lidhje me Google Fonts mund të gjenden në https://developers.google.com/fonts/faq/privacy.
Në përgjithësi, Google Fonts nuk përpunon më shumë të dhëna ose të dhëna të ndryshme personale sesa janë të nevojshme për përdorimin e Google reCAPTCHA. Baza ligjore për përdorimin e Google Fonts në lidhje me përdorimin e reCAPTCHA është interesi ynë legjitim për të parandaluar mbikëqyrjen e automatizuar, keqpërdorimin dhe postën e padëshiruar.
Ju lutemi vini re se formularët tanë të kontaktit janë të disponueshëm vetëm nëse pranoni përdorimin e Google reCAPTCHA (dhe Google Fonts) për të mbrojtur faqen. Në raste të veçanta, të dhënat tuaja mund të përpunohen edhe në vende pa një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave jashtë Bashkimit Evropian (në të ashtuquajturat vende të treta). Për të siguruar një nivel të përshtatshëm të mbrojtjes së të dhënave gjatë transmetimit të të dhënave personale në këtë rast, ne marrim masa shtesë në përputhje me nenin 44, germa ff të RPMD dhe kështu sigurohet që transmetimi të jetë përgjithësisht i pranueshëm (p.sh. duke përfunduar klauzola standarde kontraktuale të BE-së).
Më shumë informacion rreth Google reCAPTCHA dhe deklaratën për mbrojtjen e të dhënave mund te gjeni në https://www.google.com/recaptcha/intro/v3.html ose https://www.google.com/privacy.
Përgjegjës për këtë përpunim të të dhënave është Google Ireland Limited. Të dhënat e mëposhtme i transmetohen personit përgjegjës për ofrimin e pavarur të shërbimit, mbrojtjen kundër sulmeve keqdashëse: Kërkesa juaj në faqen e internetit, adresa e IP-së, lloji i shfletuesit, gjuha e shfletuesit, data dhe ora e kërkesës suaj, një ose më shumë cookies që mund të identifikojnë shfletuesin tuaj.
Nëse nuk jeni dakord me përdorimin e Google reCAPTCHA, atëherë nuk duhet të plotësoni formularët e kontaktit ku përdoret Google reCAPTCHA.Nëse dëshironi të përdorni shërbimet REHAU pa përdorur Google reCAPTCHA, jeni të mirëpritur të na dërgoni një email ose një letër në çdo kohë dhe më pas ne do të kujdesemi për kërkesën tuaj me mjete të tjera.
7.6. Facebook-Plugin
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqen e parë të cookies, faqja jonë e internetit përdor "Besucheraktions-Pixel" nga Facebook Inc. në faqen tonë të internetit. Në këtë mënyrë, mund të gjurmohet sjellja e përdoruesve, pasi ata të jenë drejtuar në faqen e internetit të ofruesit duke klikuar në reklamën e Facebook. Kjo procedurë shërben për të vlerësuar efektin e reklamave të Facebook-ut për qëllime statistikore dhe kërkimit të tregut dhe mund të kontribuojë për të optimizuar masa të ardhshme të reklamave. Të dhënat e mbledhura janë anonime për ne, pra, nuk na ofrojnë konkluzione për identitetin e përdoruesve. Megjithatë, të dhënat nga Facebook-u ruhen dhe përpunohen në mënyrë të tillë që të bëhet i mundur një lidhje me profilin përkatës të përdoruesit dhe që Facebook-u të mund t'i përdorë të dhënat për qëllimet e veta të reklamës në përputhje me direktivën e përdorimit të të dhënave të Facebook-ut: https://sq-al.facebook.com/about/privacy.
Të dhënat mund t›i bëjnë të mundur Facebook-ut dhe partnerëve të tij aktivizimin e reklamave në dhe jashtë Facebook-ut. Për këto qëllime në kompjuterin tuaj mund të ruhet një cookie.
7.7. Reklamimi me Facebook
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqet e para të cookies, faqja jonë e internetit përdor funksionin e reklamimit “Custom Audiences” nga Facebook Inc., SHBA, në faqen tonë të internetit. Objektivi i këtij funksioni është të orientojë vizitorët në faqen e internetit me reklama të bazuara në interes në rrjetin social Facebook. Për këtë qëllim, Tag e reklamave në Facebook është vendosur edhe në faqen e internetit. Përmes këtij Tag krijohet një lidhje e drejtpërdrejtë me serverët e Facebook kur vizitoni faqen e internetit. Nëpërmjet tyre, në serverët e Facebook transmetohet se cilat nga faqet tona të internetit keni vizituar. Facebook ia kalon këtë informacion llogarisë tuaj personale të përdoruesit në Facebook. Nëse vizitoni rrjetin social Facebook, atëherë në Facebook do t'ju shfaqen reklama të personalizuara, të bazuara në interesin tuaj.
Funksionin e Reklamimit “Custom Audiences” ju mund ta çaktivizoni. Për më shumë informacion lidhur me mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave nga Facebook, të drejtat tuaja në këtë drejtim dhe opsionet për mbrojtjen e privatësisë tuaj, shihni informacionin për mbrojtjen e të dhënave në Facebook në adresën https://sq-al.facebook.com/about/privacy.
7.8. Reklamat kryesore në Facebook
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqet e para të cookies, faqja jonë e internetit përdor Facebook Lead Ads për të marrë informacione kontakti nga përdoruesit që janë të interesuar për produktet dhe shërbimet tona në Facebook. Reklamat tona në Facebook janë zgjeruar dhe përfshijnë opsione shtesë ndërveprimi, në veçanti opsionin që përdoruesi të kërkojë informacione të mëtejshme në lidhje me produktet dhe shërbimet tona përmes një formulari kontakti. Nëse jeni të interesuar për një shërbim avokatie, ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm për të parë të dhënat tuaja si zotërues të dhënash në Facebook dhe për ti paraprirë situatave. Këto të dhëna janë përdorur vetëm për reklamat tuaja kryesore “Lead Adds” më parë. Këto të dhëna personale mund të jenë emri i adresës personale, adresa email-it për dërgimin e informacionit të produktit të dëshiruar ose numri i telefonit për informacionin e kontaktit me telefon. Mund të merrni informacione të mëtejshme për këtë drejtpërdrejt nga Facebook në link https://sq-al.facebook.com/about/privacy.
7.9. LinkedIn Ads
Nëse jepni pëlqimin tuaj në cilësimet e cookies të faqes sonë të internetit, ne përdorim gjurmimin e konvertimit të faqes së internetit nga LinkedIn Ads me LinkedIn Insight Tags. LinkedIn Ads është platforma e reklamave e LinkedIn Ireland Unlimited Company. LinkedIn Insight Tag na lejon të analizojmë sjelljen e përdoruesve që vizitojnë faqen tonë të internetit përmes reklamave tona brenda Rrjetit të Reklamimit LinkedIn dhe na ndihmon të optimizojmë më tej përpjekjet tona të internetit dhe reklamimit.
Kur ndërveproni me reklamat tona brenda Rrjetit të Reklamimit LinkedIn, ne marrim informacion vetëm për sjelljen e përgjithshme të të gjithë përdoruesve dhe gjatë këtij procesi nuk mblidhen të dhëna personale. Ju lutemi, kini parasysh se adresat e IP-së transmetohen gjithmonë me çdo kërkesë HTTP (p.sh., kur të dhënat dërgohen nga shfletuesi juaj te një palë e tretë si LinkedIn), dhe ne nuk kemi dijeni se si adresa e IP-së përdoret nga palët e treta. Në disa shfletues, mbledhja e adresave të IP-së mund të bllokohet plotësisht.
Ju lutemi vini re se të dhënat tuaja zakonisht transmetohen dhe ruhen në një server të LinkedIn në Shtetet e Bashkuara, jashtë ZEE-së. Për të mbrojtur të dhënat tuaja, ne kemi pranuar "Marrëveshjen e përpunimit të të dhënave" të LinkedIn, sipas së cilës LinkedIn angazhohet të trajtojë të dhënat tuaja sipas rregulloreve evropiane për mbrojtjen e të dhënave. Ne dëshirojmë të theksojmë se në vende të treta si Shtetet e Bashkuara, nuk mund të sigurohen garancitë e duhura për mbrojtjen e të dhënave dhe as një nivel i duhur i mbrojtjes së të dhënave.
Kushtet e përpunimit të të dhënave të LinkedIn mund t’i gjeni në link-n e mëposhtëm: https://www.linkedin.com/legal/l/dpa.
Mund ta gjeni Politikën e Privatësisë së LinkedIn në link-n e mëposhtëm: https://www.linkedin.com/legal/privacy-policy.
Përpunimi i të dhënave kryhet sipas Nenit 6, paragrafi “I”, germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave bazuar në interesin tonë legjitim për të optimizuar faqen tonë të internetit dhe masat e reklamimit. Baza ligjore për përdorimin e gjurmimit të konvertimit të faqeve të internetit të LinkedIn Ads në faqen tonë të internetit është pëlqimi juaj sipas Nenit 6, paragrafi “I”, germa “a” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke ndryshuar cilësimet e cookies në faqen tonë të internetit.
7.10. LinkedIn Matched Audiences
Nëse jepni pëlqimin tuaj për cilësimet e cookies të faqes sonë të internetit, ne përdorim edhe funksionin e ri-targetimit të LinkedIn Ads në faqen tonë të internetit. Ne krijojmë audienca të personalizuara ("Matched Audiences") bazuar në sjelljen e përdoruesve që kanë ndërvepruar me faqen tonë të internetit, përmbajtjen tonë në LinkedIn (p.sh. faqen e shoqërisë) ose reklamat tona brenda Rrjetit të Reklamimit LinkedIn. Kjo na mundëson t'u shfaqim reklama të personalizuara këtyre përdoruesve brenda Rrjetit të Reklamimit LinkedIn ose të përjashtojmë audienca të caktuara nga përpjekjet tona të reklamimit. Për të mbrojtur privatësinë e përdoruesve individualë, audienca e ri-targetuar duhet të përbëhet nga të paktën 300 përdorues përpara se t'u shfaqet reklama e personalizuar.
Ne përdorim edhe funksionin e përputhshmërisë së klientit të LinkedIn Ads për të krijuar audienca të personalizuara bazuar në të dhënat tona të klientit. Kjo veçori na lejon të arrijmë klientët potencial ose ekzistues me reklama të personalizuara brenda Rrjetit të Reklamimit LinkedIn.
Baza ligjore për përdorimin e funksionit të ri-targetimit të LinkedIn Ads dhe përputhshmërisë së klientit është po ashtu pëlqimi juaj i dhënë sipas Nenit 6, paragrafi “I”, germa “a” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke ndryshuar cilësimet e cookies në faqen tonë të internetit.
Mund ta gjeni Politikën e Privatësisë së LinkedIn në link-n e mëposhtëm: https://www.linkedin.com/legal/privacy-policy.
7.11. YouTube-Plugin
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqen e parë të cookies, ne përdorim Plugin-e nga YouTube LLC (përfaqësuar nga Google Inc.) për të ngarkuar video në faqen tonë të internetit. Në rast se përdorni faqen tonë të internetit krijohet një lidhje me serverët e YouTube dhe shfaqet një Plugin.Nëpërmjet kësaj në serverët e YouTube transmetohet se cilat nga faqet tona keni vizituar. Nëse jeni regjistruar si anëtar në You Tube, ky i fundit ia rendit këto informacione llogarisë suaj personale të përdoruesit. Gjatë përdorimit të Plugin-it, për shembull, pasi të keni klikuar Start-Buttons në një video, ky informacion i transmetohet edhe llogarisë suaj të përdoruesit. Këtë transmetim mund ta pengoni nëse, para përdorimit të faqeve tona të internetit, ju çregjistroheni nga llogaria e përdoruesit YouTube dhe nga llogaritë e tjera të përdoruesit të shoqërive YouTube LLC dhe Google Inc. dhe nëse fshini cookies përkatës të shoqërive. Informacione të mëtejshme për përpunimin e të dhënave dhe udhëzime për mbrojtjen e të dhënave nëpërmjet YouTube (Google) i gjeni në: https://policies.google.com/privacy.
7.12. Microsoft-Plugin
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqen e parë të cookies, faqja jonë e internetit përdor gjurmimin e konvertimit nga Microsoft Corporation. Nga Microsoft Bing Ads vendoset një cookie në kompjuterin tuaj, nëse jeni drejtuar në faqen tonë të internetit nëpërmjet një reklame të Microsoft Bing.Në këtë mënyrë, Microsoft Bing dhe ne mund të dallojmë se dikush ka klikuar në reklamë, se është kaluar më tej në faqen tonë të internetit dhe që ka arritur më parë një faqe të caktuar më parë (faqe Conversion). Këtu, ne marrim vetëm numrin total të përdoruesve që kanë në klikuar një reklamë Bing dhe që janë kaluar pastaj në faqen Conversion. Nuk jepen informacione personale në lidhje me identitetin e përdoruesit. Nëse nuk dëshironi të merrni pjesë në procedurën e Tracking, mund të refuzoni edhe vendosjen e nevojshme të një cookie - nëpërmjet rregullimit të shfletuesit, i cili çaktivizon në përgjithësi vendosjen automatike të cookies. Informacione të tjera rreth mbrojtjes së të dhënave dhe për Cookies të vendosur nga Microsoft Bing i gjeni në ueb sajtin e Microsoft-it: https://privacy.microsoft.com.
7.13. Outbrain
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqet e para të cookies, faqja jonë e internetit përdor teknologjinë e operatorit të shërbimit Outbrain UK Ltd., nëpërmjet të cilës përdoruesit tanë marrin informacione të mëtejshme, edhe me interes të veçantë brenda faqes sonë të internetit dhe në faqet e internetit të palëve të treta. Rekomandimet e mëtejshme të leximit të Outbrain të integruara në artikullin më poshtë përcaktohen në bazë të përmbajtjes së mëparshme të lexuar nga përdoruesi. Outbrain përdor "Cookies" për të shfaqur përmbajtje shtesë lidhur me interesat e përdoruesit. Për të anonimizuar adresën e IP-së, tetë numrat e fundit të adresës së IP-së hiqen për të siguruar anonimatin e plotë.
Ju mund të përdorni gjurmimin e Outbrain për të shfaqur rekomandime të bazuara në interesin tuaj në çdo kohë https://my.outbrain.com/recommendations-settings/home.
7.14. Adform
Nëse jeni dakord me faqen tonë të internetit në faqen e parë të cookies, faqja jonë e internetit përdor teknologjinë nga Adform A/S, Danimarka, në këtë faqe interneti. Ky sistem përdor cookies për gjurmimin dhe kontrollin e fushatave të reklamave digjitale.Duke vendosur opsionin e cookies, Adform nuk ruan asnjë të dhënë personale të tillë si emri, adresa e email-it ose informacione të tjera personale. Të gjitha informacionet janë thjesht anonime dhe përmbajnë Informacione teknike siç janë shpeshtësia e reklamave dhe data e shfaqjes së materialeve reklamuese, shfletuesi i përdorur ose sistemi operativ i instaluar. Nuk është e mundur që të nxirren përfundime për ju personalisht. Meqenëse adresat e IP-së vlerësohen si të dhëna personale në Gjermani, Adform nuk i ruan asnjëherë të plota adresat e IP-së në Gjermani, por shkurton tetë numrat e fundit në mënyrë që të respektojë kuadrin ligjor të mbrojtjes së të dhënave.
Ju mund të tërhiqni miratimin tuaj në çdo kohë. Për ta bërë këtë, përdorni këtë link: https://site.adform.com/privacy-policy-opt-out. Si rezultat, kjo ruan një të ashtuquajtur “Opt-out Cookie” në pajisjen tuaj, e cila i sinjalizon sistemeve teknike se nuk mund të maten të dhëna të tjera në të ardhmen dhe nuk mund të vendosen më cookies.
7.15. Llogaria REHAU / cidaas
Nëse përdorni shërbimin tonë “REHAU Account” (për shembull nëpërmjet https://accounts.rehau.com ose brenda aplikacioneve celulare), kërkohen dhe ruhen të dhënat minimale personale të nevojshme për të ofruar shërbimin. Shërbimi në fjalë - emri i produktit "cidaas" - vihet në dispozicion përmes procesorit tonë Widas ID GmbH.
Informacione të mëtejshme mund të gjenden në: https://www.cidaas.com/privacy-policy.
7.16. Cloudflare
Nëse përdorni shërbimin tonë "REHAU Account" (për shembull nëpërmjet faqes https://accounts.rehau.com ose në aplikacionet celulare), të dhënat personale, duke përfshirë adresat e IP-së dhe cookies të anonimizuara, të mbledhura nga ofruesi i shërbimit Cloudflare, Inc., SHBA do të ruhen deri në shtatë ditë. Ky informacion është i nevojshëm për të rritur sigurinë e shërbimit dhe mblidhet vetëm për këtë qëllim. Informacione të mëtejshme mund të gjenden në: https://support.cloudflare.com/hc/en-us/articles/200170156-Understanding-the-Cloudflare-Cookies dhe https://www.cloudflare.com/privacypolicy.
7.17. Hotjar
Nëse jepni pëlqimin në cilësimet e cookies të faqes sonë të internetit, ne përdorim Hotjar, një shërbim analitikk i sjelljes nga Hotjar Limited, Malta (në vijim referuar si "Hotjar"), për të vlerësuar nga ana statistikore sjelljen e përdoruesit në faqen tonë të internetit duke përdorur p.sh. “hartat e nxehtësisë” dhe regjistrimet e sesioneve, me qëllim optimizimin e mëtejshëm të faqes sonë të internetit. Hotjar vendos cookies të veta, si p.sh. hjSessionUser<site-id> për të dalluar përdoruesit individualë dhe sesionet dhe ngjarjet e tyre në faqen tonë të internetit dhe hjSession<site-id> për të identifikuar ngjarjet brenda një sesioni. Këto ruhen në domenin e faqes sonë të internetit (të Ashtuquajturat "First-party Cookies").
Kur ndërveproni me faqen tonë të internetit, Hotjar mbledh, ndër të tjera, të dhënat e mëposhtme:
- URL-të e faqeve që keni vizituar në faqen tonë të internetit
- Informacione rreth adresës së IP-së të ofruesit tuaj të shërbimit të internetit (e anonimizuar)
- Informacione rreth pajisjes tuaj (p.sh., modeli, versioni, kategoria)
- Informacione rreth shfletuesit tuaj (p.sh., emri, versioni, gjuha)
- Informacione rreth sistemit tuaj operativ (p.sh., emri, versioni)
- Informacione për orën e vizitës suaj në faqen tonë të internetit dhe kohëzgjatjen e aksesit në faqe
- Informacione lidhur me sjelljen tuaj të përdoruesit (p.sh., sjellja e klikimeve, lëvizjet e mausit, shtypja e tasteve)
- Informacione për vendndodhjen tuaj të përafërt (vetëm shteti)
- Informacione lidhur me rezolucionin e ekranit tuaj
- Informacione rreth burimit tuaj si vizitor (p.sh., faqja e internetit që ju drejtoi në faqen tonë të internetit)
Ju lutemi, kini parasysh se adresat e IP-së transmetohen gjithmonë me çdo kërkesë HTTP (p.sh., kur të dhënat dërgohen nga shfletuesi juaj te një palë e tretë si Hotjar), dhe ne nuk kemi dijeni se si adresa e IP-së përdoret nga palët e treta. Mbledhja e adresave të IP-së mund të bllokohet në disa shfletues, të tillë si Safari nga Apple ("iCloud Private Relay") dhe Firefox nga Mozilla ("Firefox Private Network").
Ju lutemi vini re se të dhënat tuaja zakonisht transmetohen në një server Hotjar brenda ZEE-së dhe ruhen atje. Për të mbrojtur të dhënat tuaja, ne kemi lidhur një kontratë të drejtpërdrejtë klienti me Hotjar, duke nënshkruar "Marrëveshjen e përpunimit të të dhënave", ku Hotjar angazhohet të trajtojë të dhënat tuaja në përputhje me rregulloret evropiane për mbrojtjen e të dhënave.
Ky përpunim i të dhënave kryhet sipas Nenit 6, paragrafi “I”, germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave bazuar në interesin tonë legjitim për të optimizuar faqen tonë të internetit. Baza ligjore për përdorimin e Hotjar në faqen tonë të internetit është pëlqimi i dhënë nga ju sipas Nenit 6, paragrafi “I”, germa “a” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave. Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë duke ndryshuar cilësimet e cookies në faqen tonë të internetit.
Për më tepër, mund të parandaloni gjurmimin e Hotjar duke rregulluar cilësimet në link-n e mëposhtëm: https://www.hotjar.com/policies/do-nottrack. Mund ta gjeni Politikën e Privatësisë së Hotjar në link-n e mëposhtëm: https://www.hotjar.com/legal/policies/privacy.
7.18. SalesViewer
Kjo faqe interneti përdor teknologjinë SalesViewer nga SalesViewer GmbH për të mbledhur dhe ruajtur të dhëna për qëllime marketingu, kërkimi të tregut dhe për qëllime optimizimi bazuar në interesat legjitime të operatorit të faqen e internetit (Neni 6, paragrafi “I”, germa “f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave).
Për të mbledhur të dhëna të lidhura me shoqërinë dhe përdorimin e tyre përkatës përdoret një kod i bazuar në JavaScript. Të dhënat e mbledhura me këtë teknologji janë të koduara përmes një funksioni të pakthyeshëm të njëanshëm (i njohur si Hashing). Këto të dhëna bëhen menjëherë me pseudonim dhe nuk përdoren për të identifikuar personalisht vizitorin e kësaj faqeje interneti.
Të dhënat e ruajtura nga SalesViewer fshihen menjëherë sapo të mos jenë më të nevojshme për qëllimin e synuar dhe asnjë kërkesë ligjore për ruajtjen e tyre nuk e parandalon fshirjen e të dhënave.
Ju mund të kundërshtoni mbledhjen dhe ruajtjen e të dhënave në çdo kohë me efekt të mëvonshëm duke klikuar në këtë link: https://www.salesviewer.com/en/opt-out për të parandaluar SalesViewer që të mbledhë të dhënat në këtë faqe interneti në të ardhmen. Në pajisjen tuaj do të vendoset një cookie anulimi për këtë faqe interneti. Nëse i fshini skedarët e cookies në këtë shfletues, do t'ju duhet të klikoni përsëri këtë link.
7.19. Më shumë Cookies
Cookies janë skedarë të vegjë teksti, të cilët, më së shumti, vendosen nga një faqe interneti në një PC. Në këtë mënyrë, cookies përmbushin qëllime të ndryshme përdorimi. Megjithatë, ata nuk janë kurrë teknikisht të rrezikshëm, pasi atyre ju mungon çdo aftësi "aktive". Pra, ata nuk mund të kryejnë asnjë përdorim të dëmshëm. Ata përmbajnë pothuajse vetëm informacione që nevojiten për një përdorim komod të internetit. Ne kemi përcaktuar gjithashtu një periudhë kohore për fshirjen e cookies. Pa miratimin tuaj të përditësuar, këto do të ruhen për një maksimum prej 12 muajsh nga mbledhja për herë të parë. Ne marrim masa paraprake teknike për të siguruar fshirjen automatike.
Shembuj klasikë për detyrat e Cookies: të dhënat e identifikimit, sigurimi i shportës së blerjes, analiza e përdoruesit, fushat e formularit. Informacione që mund të ruhen në Cookies: kohëzgjatja e shërbimit, emri i serverit, Unique ID, të dhënat e përmbajtjes.
Përdorimi i cookies:
- Funksioni
Funksioni ose Sesioni “Cookies” janë cookies teknikë të mirëfilltë që janë të nevojshëm për funksionimin pa probleme të faqes sonë të internetit.
Ne përdorim të gjitha cookies e tjera vetëm nëse ju keni dhënë miratimin tuaj si pjesë e faqes së parë të Menaxherit të Miratimit të cookie. Ne i kemi strukturuar këto cookie si më poshtë:
- Statistikat dhe "Cookies statistikore"
“Tracking Cookies” përdoren për të vlerësuar sjelljen e përdoruesit kur vizitojnë faqen tonë të internetit, natyrisht në mënyrë krejtësisht anonime. REHAU dhe, sipas rastit, organet përgjegjëse, marrin informacione të vlefshme mbi mënyrën se si përdoret faqja e internetit, çka i bën të mundur REHAU dhe, sipas rastit, organeve përgjegjëse, të harmonizojnë më mirë këto informacione sipas interesave të vizitorëve. - Marketingu
Përveç “Cookies” tona, ne përdorim edhe “Cookies” të palëve të treta për të shfaqur reklama të personalizuara në faqen tonë të internetit dhe në faqe të tjera. Kjo procedurë quhet "Retargeting". Ajo bazohet në aktivitetin tuaj në faqen tonë të internetit. - Të tjera
Gjithashtu, shtojcat e përdorura në faqen tonë të internetit përdorin “Cookies” e veta. Më shumë informacion rreth llojeve dhe qëllimeve të cookies mund të gjeni në faqet e internetit të palëve të treta të specifikuara.
7.20. consentmanager
Ne kemi integruar instrumentin e menaxhimit të dhënies së pëlqimit "consentmanager" (www.consentmanager.net) nga Jaohawi AB, Suedi, në faqen tonë të internetit për të marrë pëlqimin tuaj për përpunimin e të dhënave dhe përdorimin e cookies ose funksioneve të krahasueshme. Menaxheri i dhënies së pëlqimit ju lejon të jepni ose refuzoni pëlqimin tuaj për funksione specifike, plotësisht ose në mënyrë selektive nga funksionet individuale në faqen tonë të internetit. Kjo përfshin, për shembull, integrimin e elementeve të jashtëm ose përmbajtjes së transmetimit, analizën statistikore, matjen e audiencës së arritur ose reklamimin e personalizuar.
Pas kësaj, ju gjithashtu mund të ndryshoni cilësimet që keni bërë. Qëllimi i integrimit të “consentmanager” është të lejojë përdoruesit e faqes sonë të internetit të vendosin për sa më sipër dhe të kenë mundësinë e ndryshimit të cilësimeve që janë bërë më parë si pjesë e përdorimit të mëtejshëm të faqes sonë të internetit. Gjatë përdorimit të “consentmanager”, përpunohen të dhënat personale dhe informacionet në lidhje me pajisjet përfundimtare të përdorura, siç është adresa e IP-së.
Baza ligjore për përpunimin është Neni 6, paragrafi 1, germa "c") në lidhje me Neni 6, paragrafi 3, germa "a") në lidhje me Neni 7, paragrafi 1 i Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave dhe në mënyrë alternative Neni 6, paragrafi 1, germa “f”). Duke përpunuar të dhënat, “consentmanager” na ndihmon (personi përgjegjës sipas Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave) në përmbushjen e detyrimeve tona ligjore (p.sh. detyrimi për të siguruar prova). Interesat tona legjitime në përpunimin e të dhënave qëndrojnë në ruajtjen e cilësimeve dhe preferencave të përdoruesit në lidhje me përdorimin e “Cookies” dhe funksioneve të tjera. “Consentmanager” ruan të dhënat tuaja për sa kohë që cilësimet tuaja të përdoruesit janë aktive. Dy vjet pasi të jenë bërë cilësimet e përdoruesit, përdoruesit do t'i kërkohet sërish dhënia e pëlqimit. Cilësimet e përdoruesit të bëra ruhen sërish për këtë periudhë.
Ju mund të refuzoni përpunimin e të dhënave. Ju keni të drejtë të kundërshtoni për arsye që lindin nga situata juaj e veçantë. Nëse nuk jeni dakord, ju lutemi na kontaktoni me email në adresën info@consentmanager.net.
8. Siguria e të dhënave
Ne disponojmë procedura sigurie teknike dhe organizative për të ruajtur sigurinë e të dhënave tuaja personale dhe për t›i mbrojtur të dhënat tuaja personale kundër përdorimit të paautorizuar ose të paligjshëm dhe/ose kundër humbjes, modifikimit, publikimit ose aksesit të paqëllimshëm.
9. Të drejtat tuaja
Respektimi i dispozitave për mbrojtjen e të dhënave monitorohet nga organet e mëposhtme, të cilëve mund t'u drejtohet kushdo:
Oficeri për mbrojtjen e të dhënave i REHAU Industries SE & Co. KG (dega kryesore sipas kuptimit të Nenit 4 nr. 16 të Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave):
Dr. Alexander Walter
REHAU Industries SE & Co. KG
Rheniumhaus
Helmut-Wagner-Str. 1
95111 Rehau, Gjermania
Telefoni: +499283770
Email: datenschutz@rehau.com
Autoriteti Kryesor i Mbikëqyrjes sipas kuptimit të Nenit 56 të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave:
Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale
Bul. Goce Delçev nr.18
Shkup,
E-mail: info@privacy.mk
Gjithashtu, ju keni mundësi të kontrolloni vetë respektimin nga ana e REHAU të Rregulloreve për Mbrojtjen e të Dhënave. Për këtë, ju gëzoni këto të drejta:
- E drejta e informacionit
- E drejta për informacion në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja
- E drejta e kundërshtimit Për të gjitha operacionet e përpunimit në bazë të Nenit 6, paragrafi “I” germa “f” të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (shihni më sipër) ju mund të kundërshtoni këtë përpunim të dhënash për arsyet që mund të lindin nga një situatë e veçantë.
- E drejta për të refuzuar email-t e drejtpërdrejta. Ju keni të drejtë të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja me qëllim dërgimin e mesazheve elektronike me email.
Kjo vlen edhe për profilin e përdoruesit që lidhet drejtpërdrejtë me postën elektronike. - E drejta e raportimit, fshirjes dhe kufizimit
- E drejta e transferimit të të dhënave
- E drejtën për të depozituar një ankesë te autoriteti mbikëqyrës
Nëse keni pyetje për të drejtat në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, mund t'i drejtoheni personit tonë përgjegjës për ruajtjen e të dhënave, i cili është në dispozicion edhe në rastet e kërkesave të aksesit, sugjerimeve ose ankesave. Me kërkesë, REHAU ju njofton, mundësisht pa vonesë, me shkrim në përputhje me të drejtën e zbatuar nëse janë ruajtur të dhëna personale për ju te ne dhe cilat janë këto të dhëna. Nëse, pavarësisht përpjekjeve tona për saktësinë e të dhënave dhe përditësimin e tyre, janë ruajtur informacione të rreme, me kërkesën tuaj ne do t'i korrigjojmë ato.