Të paktën dy të tretat e jetës njeriu i kalon në hapësira të brendshme. Cilësia e ajrit të dhomës pra luan një rol të rëndësishëm për shëndetin tanë. Pluhuri, tymi i duhanit, bakteret, aromat – të gjitha këto në mënyrë vendimtare e dëmtojnë cilësinë e ajrit. Ajrosja e mjaftueshme ndihmon. Pra: Hapni dritaret! Por në shumë ndërtime të reja dhe objekte të rindërtuara, për shkak të sistemit të përgjithshëm të rregulluar të ngrohjes qendrore, klimës dhe ajrimit, energjetikisht të ndjeshëm, nuk është zgjidhja më e mirë për të kursyer energji. Për më tepër që dritaret e hapura pa dashur i ftojnë mysafirët e paftuar: polenin, insektet dhe vjedhësit i gëzon kjo.
Futni tani – në mënyrë të kontrolluar dhe duke kursyer energji – ajër të pastër të freskët në shtëpi! Me shkëmbyesin e nxehtësisë gjeotermale të ajrit AWADUKT Thermo dhe me sistemin e dritareve GENEO INOVENT, ne ju ofrojmë dy mënyra të ndryshme por shumë efektive për të rritur në mënyrë të matshme cilësinë e jetës brenda katër mureve tuaja! Qoftë ndërtim i ri ose rindërtim: Sistemet tona kujdesen me besueshmëri për atë, që ju pa brenga të mund të frymoni lirshëm!