Prisni më shumë nga uji i pijshëm
Overview
Në jetën tonë të përditshme, ne sigurohemi që ushqimi dhe produktet tona të jenë të cilësisë më të lartë.
Kështu që pse të kurseni te uji i pijshëm? Me REHAU mund të prisni më shumë nga uji i pijshëm.
Më shumë se thjesht instalim i ujit
Uji juaj i pijshëm mund të bëjë shumë më shumë se sa vetëm të rrjedhë nga rubineti. REHAU ka kombinuar shumë dekada përvojë dhe materiale novatore në një sistem efiçient të vetëm: RAUTITAN ju ofron më shumë cilësi, higjienë, siguri dhe më pak konsum energjie.
Prisni më shumë nga instalimi i ujit tuaj - me REHAU dhe sistemin RAUTITAN të ujit të pijshëm.
Më shumë cilësi falë materialeve pa plumb
Kur bëni blerje për familjen tuaj, cilësia është një kriter i rëndësishëm. Ne sigurohemi që të konsumojmë produktet më të mira. Pse jo edhe me ujin e pijshëm?
Mund të prisni më shumë cilësi nga sistemi RAUTITAN i ujit të pijshëm. Sistemi me instalimet e reja është krejtësisht pa përmbajtje plumbi dhe ju siguron juve dhe familjes suaj ujin më të mirë të pijshëm - çdo ditë.
Higjenë më e madhe
Higjena është çështje jetike - pse jo edhe në ujë të pijshëm? Nëse sistemi juaj i ujit të pijshëm është i instaluar në mënyrë të gabuar, tubat shndërrohen në vendin ideal ku rritet bakteri i legjionelës dhe patogjenëve të tjerë: Koha që uji kalon në tubacione nxit rritjen dhe shumimin e patogjenëve të cilët shumohen tejet shpejt në temperatura të caktuara.
Pritshmëritë janë për më shumë higjenë:
Lëvizja
Rekomandohet një instalim rrethor: Kur hapni rubinetin, e gjithë përmbajtja e tubit është në lëvizje dhe çdo pjesë e tubit shpëlahet.
Izolimi
Tubat RAUTITAN janë posaçërisht të izoluar në mënyrë efektive. Izolimi sjell si rezultat një temperaturë më të ulët që ndikon negativisht në favorizimin e mikrobeve.
Densiteti
Teknologjia e instalimit të RAUTITAN është me izolim të veçantë duke parandaluar krijimin e baktereve - konfirmuar zyrtarisht nga Instituti Fraunhofer.
Më shumë siguri
Më të sigurt me RAUTITAN - dhe për më shumë kohë. Tubacionet e ndërtuara nga materiale PE-Xa të teknologjisë së lartë të lidhura kryq dhe të qëndrueshme ndaj presionit, janë baza për jetëgjatësi në dekada përdorimi të sigurt.
Në teknikën e lidhjes, REHAU përdor materiale të forta që gjejnë përdorim edhe në astronautikë. Këto materiale janë veçanërisht rezistente ndaj korrozionit. Këto materiale ju ofrojnë më shumë mbrojtje për cilësinë problematike të ujit të pijshëm.
Materiali
të testuara në udhëtim në hapësirë
për sigurinë tuaj
Kurseni më shumë energji
Uji i ngrohtë nuk duhet të bëhet shumë i ftohtë, uji i ftohë nuk duhet të bëhet shumë i ngrohtë. Por edhe nëse ka një ndalesë të shkurtër, uji në tubacione mund të ngrohet ose ftohet. Ky mekanizëm krijon kushtet ideale jetese për mikroorganizmat - për më tepër kushton edhe para.
Pritshmëritë tuaja përmbushen nga izolimi RAUTITAN: Konsumi i energjisë për ngrohjen e ujit do të zvogëlohet ndjeshëm. Në këtë mënyrë, ju ngelen para për gjëra më të mira në jetë.