Udhëzime juridike

Mirësevini në webfaqen tonë. REHAU gëzohet për interesin Tuaj lidhur me sipërmarrjen tonë dhe produktet tona. Në vijim dëshirojmë të Ju japim udhëzime juridike se si të gjendeni me informacionet, të cilat për Ju i kemi vendosur në internet.

I. Marrëveshjet lidhur me përdorimin e webfaqes sonë

Informacionet dhe rekomandimet që janë në dispozicion në këtë webfaqe (më poshtë "Informacionet") do të vihen në dispozicion me njohuri nga më të mirat dhe me ndërgjegje. Për këtë jemi munduar, që rregullisht t’i aktualizojmë informacionet, kështu që në çastin kur ju do t’i shihni, të jenë të sakta dhe të përditësuara. Grupi REHAU (më poshtë sipërmarrja) nuk obligohet në asnjë mënyrë për aktualizimin apo korrigjimin e informacioneve të shpallura në webfaqet tuaja. Për më tepër, sipërmarrja e rezervon të drejtën, që përmbajtjen e webfaqes suaj në çdo kohë ta ndryshojë ose ta korrigjojë pa njoftim paraprak. Nuk jepet siguri ose garancë lidhur me plotësinë apo saktësinë e këtyre informacioneve.

Sipërmarrja nuk përgjigjet për dëmet e çfarëdo lloji, të cilat dalin nga përdorimi i këtyre informacioneve, nga besimi në këto informacione ose nga ndonjë prodhim që qëndron në lidhje me të.

Këto informacione nuk duhet të interpretohen si rekomandime për përdorimin e çfarëdo informacioneve, prodhimeve, proceseve, pajisjeve dhe formulimeve. Përjashtohen gjithashtu të gjitha garancitë eksplicite dhe të heshtura lidhur me aftësinë e tregtimit, përshtatshmërinë për qëllime të caktuara ose mos-shkeljen e ligjit.

Sipërmarrja nuk jep siguri ose garanci eksplicite ose të heshtura, se përdorimi i këtij informacioni nuk shkel çfarëdo patenti, të drejta autoriale ose marka tregtare. Informacionet nuk guxojnë të kuptohen si formulime, të cilat janë në kundërshtim me patente, të drejta autoriale ose marka tregtare.

II. Pronësia intelektuale

Të drejtat autoriale

Të gjitha informacionet, të cilat gjenden në këtë webfaqe, janë në pronësi të sipërmarrjes dhe i nënshtrohen të drejtave të autorësisë, të cilat vlejnë në atë pikë kohore,  kur jepen publikut i jepen në dispozicion në webfaqe. Kopjet dhe dokumentacionet, të gjilat gjenden në këtë webfaqe, mund të mbahen vetëm për qëllime informative dhe për përdorim të pastër privat.

Markat tregtare

Nëse nuk është dhënë më ndryshe ose thjeshtë del qartë nga rrethanat, të gjithë emrat e përmendur të sipërmarrjes, logot, si dhe prodhimet dhe brendet e shënuara (të shënuara me ® resp. ™) në webfaqet tona i përkasin sipërmarrjes. Ato nuk lejohet të përdoren pa miratim me shkrim të sipërmarrjes..

Obligimi i përdoruesit

Çdo vizitor i faqeve të internetit, i cili sipërmarrjes i jep në dispozicion informacione, sipërmarrjes i jep edhe të drejtën e pakufizuar të transferimit lidhur me atë informacion dhe e autorizon atë, që ta përdorë sipas vlerësimit të vet. Informacionet e dhëna nga vizitorët vlejnë si jo të besueshme. Ato duhet të jenë precize dhe të drejta dhe nuk guxojnë të dëmtojnë intereset e personave të tretë..

Hypertext-Links

Sipërmarrja në asnjë rast nuk merr përgjegjësi mbi përmbajtjen e webfaqeve për të cilat ofrohen links. Këto links jepen në dispozicion si shërbim për përdoruesit e webfaqes apo webfaqeve të sipërmarrjes. Sipërmarrja kategorikisht nuk i përvetëson përmbajtjet e tyre.

Engineering progress

Enhancing lives

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection