Prisni më shumë nga shtëpia juaj lidhur me sistemin e ngrohjes nën dysheme
Overview
Asnjëherë nuk duam të kufizohemi në shtëpinë tonë, as për ide dhe as për komfort.
Me ngrohjen nën dysheme nga REHAU, mund të prisni më shumë nga shtëpia juaj.
Më shumë komfort, më shumë hapësirë, cilësi jete më e mirë
Sistemi i ngrohjes nën dysheme REHAU ju hap dyert për më shumë opsione. Prisni ngrohjen që e ndjeni por nuk mund ta shihni. Kjo ju jep më shumë hapësirë për idetë tuaja dhe mirëqenien tuaj personale.
Shijoni fleksibilitetin e plotë
Ne shpenzojmë shumë kohë duke personalizuar shtëpitë tona. Ngjyrat, mobiliet dhe dekori, çdo gjë duhet të jetë pikërisht siç e imagjinojmë. Pse duhet të rrezikojmë?
Sistemi i ngrohjes nën dysheme REHAU ju jep mundësinë të çlironi idetë tuaja kur vjen fjala te mobilimi. Pa radiatorë që ju bllokojnë hapësirat e çmuara. Më shumë hapësirë për idetë tuaja.
Prisni më shumë hapësirë boshe:
Për më shumë kohë të lirë
Sistemi i ngrohjes nën dysheme REHAU nuk zë pluhur, nuk ka nevojë të lyhet dhe nuk bllokon qoshet gjatë pastrimit.
Për të gjitha shtrojat e dyshemesë
Qoftë në pllaka, parket, dysheme me tapet ose laminat – në thelb, sistemet e ngrohjes nën dysheme REHAU përshtaten me të gjitha llojet e shtrojave të dyshemesë.
Për ndërtime të reja dhe renovime
Sistemi i ngrohjes nën dysheme REHAU është fantastik falë lartësisë së ulët të instalimit dhe madje mund të përshtaten sipas dëshirës.
Tani mund të ndiheni më mirë - kurdo, kudo
Rreth 90% të kohës e kalojmë në hapësira të mbyllura. Temperatura e duhur është pikërisht ajo që përcakton pjesën më të madhe të cilësisë së jetës sonë. Atëherë përse të heqim dorë nga rehatia dhe komforti?
Sistemi i ngrohjes nën dysheme REHAU siguron një shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë në të gjithë dhomën. Ndryshe nga radiatorët e veçantë, dhoma ngrohet kudo njëlloj, nxehtësia shpërndahet kudo dhe nuk ka zona më të nxehta apo më të ftohta. Prisni një klimë të këndshme brenda në shtëpi - pavarësisht se ku jeni ulur apo ku po qëndroni.
Rregullatori individual për çdo dhomë NEA SMART 2.0 ofron edhe më shumë komfort, temperaturën e të cilit mund ta kontrolloni edhe online
Prisni më shumë qëndrueshmëri
Kurseni energji deri në 20%!
Përpos komfortit dhe fleksibilitetit, sistemi ngrohjes nën dysheme REHAU kursen edhe energji. Kjo i shërben shumë mjedisit dhe na kursen para. Çmimi i blerjes nuk është aspak më i shtrenjtë se sa radiatorët tradicional. Kështu që pse të bëni një zgjedhje standarde kur ekzistojnë zgjidhje më të qëndrueshme për të njëjtin çmim?
Sa për qëndrueshmërinë, mund të prisni akoma edhe më shumë nga sistemet e ngrohjes sipërfaqësore të REHAU: Këto sisteme mund ti kombinoni me disa lloje burimesh energjie të rinovueshme, të tilla si sistemet e paneleve diellore, termike ose gjeotermike. Kjo financohet, për shembull nga KfW dhe institucione të tjera.