Sistemi i shkarkimit me RAUSILENTO

Mirë se vini në një epokë të re

Instalim i shpejtë, trajtim i lehtë dhe i thjeshtë dhe me një çmim atraktiv

Gama e tubave, fitingjeve dhe aksesorëve RAUSILENTO, paralajmëron një epokë të re në çështjen e sistemit të shkarkimit, për ndërtimin e shtëpive private.


#mëshumëpërmëpak

Raporti i pakrahasueshëm çmim-performancë, mundëson që RAUSILENTO të jetë përzgjedhja e parë në kategorinë e tij.


#qetësievërtetë

20 dB(A) qetësi – konfirmuar nga Instituti Fraunhofer. Përmbush kërkesat e larta të mbrojtjes nga zhurmat (DIN 4109 / ÖNORM B 8115).


#gjithmonëipërshtatshëm

Gjerësia nominale nga DN 32 në DN 160 si dhe një gamë fitingjesh dhe aksesorësh. Kjo do të thotë se jeni të përgatitur mirë për pothuajse çdo rast instalimi.


#çdogjëelehtë

Instalimi nga 1 person falë sistemit plug-in. Për instalim të thjeshtë dhe të lehtë pa pajisje saldimi.

#mëshumëpërmëpak

Tubat HT i përkasin së kaluarës, sot mund të krijoni vende të mirëqenies me RAUSILENTO

Deri më tani, izolimi ndaj zhurmave për projektet e shtëpive private nuk ka qenë shumë i realizueshëm nga ana ekonomike. Prandaj, tubat HT pa karakteristika izoluese ndaj zhurmave ishin zgjedhja e zakonshme. Kjo ndryshon me RAUSILENTO. E cila kombinon izolimin e zhurmave me çmim atraktiv në një sistem gjithëpërfshirës.


German_Engineering - 87268
AGI_1224772971_CL - 1099184

Ashtu si të gjitha zgjidhjet teknologjike të ndërtimit nga REHAU, RAUSILENTO u zhvillua në bazë të përvojës shumëvjeçare të tregut. Nuk është aspak çudi që profesionistët e instalimit në mbarë botën mbështeten në sistemet tona.

#qetësievërtetë

20 dB(A) pa zhurmë dhe eviton zhurmat që shkaktohen nga struktura

AGI_1150299230_CL - 1099922

Instituti i njohur Fraunhofer konfirmon: me nivele të tingujve prej vetëm 20 dB(A)*, RAUSILENTO i tejkalon dukshëm kërkesat minimale të detyrueshme ligjore për izolimin e zërit në instalimet sanitare. Edhe udhëzimi më rigoroz VDI 4100 është përmbushur prej kohësh.

 

RAUSILENTO 20 dB(A) pa zhurmë

Rrjedhja vëllimore e matur për 4 l/s

Niveli i zhurmës së instalimit në dB(A) LAFeq, nT

RAUSILENTO me mbajtës standard të tubave me dihtung gome

20 dB(A) !

Matjet në Institutin Fraunhofer Stuttgart, P-BA 265/2021

*Shtrëngimi me mbajtës standard të tubave, p.sh. REHAU Mbajtësi udhëzues dhe shtërngues

#gjithmonëipërshtatshëm

Nga praktika në praktikë, për rezultate bindëse

556-D004_01 - 1100567



E pajisur në mënyrë perfekte
Gama e gjerë e diametrit nominal nga DN 32 deri në DN 160 mundëson përmbushjen e kërkesave të ndryshme të instalimit, si p.sh. linjat e grumbullimit ose diametrat më të vegjël në banjo. Sistemi gjithashtu përputhet me sistemet tradicionale të tubave HT dhe KG.


Me krahë të lehta
Pesha dukshëm më e lehtë në krahasim me tubat prej gize SML e bën montimin e tyre edhe më të lehtë.

 


I përhershëm dhe i qëndrueshëm

Struktura me disa shtresa e bën RAUSILENTO zgjedhjen e parë për sistemin modern të shkarkimit në shtëpi. Shtresa e brendshme e lëmuar, shmang depozitimet dhe rrjedhimisht siguron qëndrueshmëri. Nëse, ndryshe nga pritshmëritë, ndodhin bllokime, ngjyra e hapur e pjesës së brendshme e bën mirëmbajtjen shumë më të lehtë se sa me tubat me ngjyrë të mbyllur.

  1. Shtresa e jashtme rezistente ndaj goditjeve, e përbërë nga materiali PP
  2. Shtresa e mesme e fortë, e përbërë nga materiali PP i përforcuar me minerale
  3. Shtresa e brendshme rezistente ndaj gërryerjes dhe shumë e lëmuar, e përbërë nga PP
IGT_0666_Web_mitZahlen@2x - 1102104


Engineering progress

Enhancing lives

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection