Shkëmbyesi i nxehtësisë gjeotermike të ajrit AWADUKT THERMO

Shkëmbyesi i nxehtësisë gjeotermike të ajrit AWADUKT THERMO

Ajër i pastër i freskët – i transportuar perfekt në mënyrë higjienike

Përmes sistemit të ventilimit bëhet shkëmbimi natyral i ajrit. Jo vetëm që përmirëson mirëqenien tuaj, por ju mbron edhe portofolin. Për arsye se pa hapur dritaret ju i ulni kostot e energjisë. Prandaj sistemet e ventilimit nuk gjejnë përdorim vetëm në shtëpitë me shpenzim të ulët të energjisë apo pasive. Edhe në shtëpinë tuaj mund të realizohet që ajri i pastër të kursejë edhe energji – pa marrë parasysh a bëhet fjalë për ndërtim të ri ose përmes rindërtimit.

Nga A – si hapja e thithjes – deri në Z – temperatura e dhomës

Ajri i freskët natyral transportohet përmes hapjeve të thithjes në tavan ose në dysheme. AWADUKT Thermo ju ofron të gjitha mundësitë. Gjithnjë e më shpesh hyjnë në përdorim kulla të jashtme thithëse, sepse ato kursejnë vend dhe nuk prekin arkitekturën e godinës. Me sistem filtrimi nga pluhuri dhe poleni, ajri i thithur dhe i pastruar hyn në banesë përmes një sistemi me tubacion të vetëm të veshur me shtresë mbrojtjeje nga mikrobet.

Avantazhet e një shkëmbyesit të nxehtësisë gjeotermale të ajrit

awadukt_AL - 111283

Avantazhet në regjimin e verës

  • Garantimi i rehatisë duke ftohur ajrin e përfituar pa kosto operative shtesë
  • Ftohja e ajrit të përfituar në temperatura të freskëta për të mbrojtur ndërtesën nga mbinxehja edhe në mes të verës
  • Rritja e cilësisë së ajrit të brendshëm duke ulur lagështirën e ajrin të përfituar
  • Mund të përdoren filtra të përshtatshëm për ata që vuajnë nga alergjia
  • Pa zhurmë gjatë ventilimit përmes dritareve të hapura
awadukt2-AL - 111282

Avantazhet në regjimin e dimrit

  • Ngrohje veçanërisht efikase e ajrit të përfituar nga shkëmbyesi i nxehtësisë gjeotermike të ajrit dhe pajisja e rikuperimit të nxehtësisë
  • Parandalimi i ngrirjes së njësisë së ventilimit pa kosto operative shtesë
  • Nuk ka funksion të ngrirjes që aplikohet në njësinë e ventilimit dhe ky funksion është operativ gjatë gjithë vitit
  • Nuk ka nevojë për karburante fosile dhe operativ përmes përdorimit të energjisë së rinovueshme
  • Ajri i pastër edhe në "periudha të ftohta" duke ju mbrojtur nga viruset e zakonshme të gripit

Garanton kursim të lartë të energjisë

Krahas furnizimit të drejtpërdrejtë në godinë, furnizimi i kontrolluar indirekt dhe inteligjent, përmes një rrjeti prej tubash të shtruar nën tokë, ofron një potencial jashtë mase të kursimit të energjisë: Gjatë verës me atë ftohet ajri, gjatë dimrit ngrohet. Kjo do të thotë që ju ajrin e freskët gjatë dimrit e ngrohni më pak, ndërsa gjatë verës duhet ta ftohni më pak, për ta arritur temperaturën ideale të dhomës. Sa mund të kurseni konkretisht, mund ta llogaritni saktë paraprakisht. Jemi të lumtur t'ju ndihmojmë për këtë.

Shifrat mbresëlënëse dëshmojnë se sa energji është kursyer tashmë duke përdorur temperaturën e tokës: Vetëm në vitin 2013, në Gjermani u kursyen 8.7 miliardë kWh - kjo është kërkesa vjetore e energjisë për mbi 1.7 milion familje prej katër ose 0.6% të kërkesës totale për ngrohje në Gjermani. Që atëherë, kjo shifër është në rritje të vazhdueshme.

(Burimi: www.unendlich-viel-energie.de/erneuerbare-energie/erdwaerme)

Arkitektura e tubacioneve është vendimtare

Ideale për shkëmbyesin e nxehtësisë gjeotermale është arkitektura e posaçme e tubave AWADUKT Thermo. Ajo garanton me besueshmëri përçueshmërinë maksimale. Kjo është vendimtare për efikasitetin e lartë të përthithjes së temperaturës nga toka përreth. Për këtë arsye, me tubat AWADUKT Thermo do të arrini një efikasitet jashtëzakonisht të lartë.

Më një thellësi instalimi prej 1.5 deri në 2.5 metra, temperatura e tokës është relativisht konstante në verë dhe dimër. Nuk aplikohet mbi tokë Me shkëmbyesin e nxehtësisë gjeotermike të ajrit (LEWT), ky ndryshim i temperaturave shfrytëzohet për kursimin e energjisë. Temperatura Delta mes ajrit të jashtëm të thithur dhe ajrit të futur në godinë është një produkt i pastër – nuk është më nevoja të harxhohet energji shtesë për ngrohje.

Video

Si funksionon shkëmbyesi i nxehtësisë gjeotermike të ajrit AWADUKT Thermo dhe çfarë avantazhesh ju ofron, shihni në Videon tonë.

Pyetje të shpeshta

Merrni përgjigje për pyetjet më të shpeshta në lidhje me shkëmbyesit e nxehtësisë gjeotermike të ajrit.

Mësoni më shumë

Engineering progress

Enhancing lives

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection