Mirë se vini në REHAU dhe profilet tona të mediave sociale! REHAU i operon këto profile në bashkëpunim me administratorët e platformave të ndryshme të mediave sociale. Për disa operacione të caktuara të përpunimit, ne (REHAU Industries SE & Co. KG, Helmut-Wagner-Str. 1, 95111 Rehau, Germany) së bashku me operatorin e rrjetit social përkatës mbajmë bashkërisht përgjegjësi sipas kuptimit të nenit 4, pika 7 të Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).
Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si REHAU e trajton informacionin ("të dhënat personale") të mbledhura kur na vizitoni në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, LinkedIn, Xing, Kununu, X, YouTube, Pinterest) ose kur na kontaktoni duke përdorur informacionin e dhënë këtu.
Vetëm operatori i platformës është përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale në platformat e mediave sociale. Ky operator përpunon në përgjithësi të dhënat tuaja personale, të cilat krijohen kur vizitoni një platformë të mediave sociale, pavarësisht nëse keni një llogari përdoruesi dhe/ose jeni identifikuar ose jo. Nëse jeni dakord, do të përdoren cookies dhe teknologji të tjera të memories dhe gjurmimit (pjesërisht nëpër pajisje).
Platformat e mediave sociale zakonisht krijojnë statistikat e tyre të personalizuara të përdorimit, për shembull, për kërkimin e tregut, reklamat dhe qëllime të tjera tregtare. Në këtë mënyrë, të dhënat personale mund të përpunohen edhe jashtë Bashkimit Evropian. REHAU nuk ka akses tek këto të dhëna dhe nuk mund të ndikojë në mbledhjen e tyre.
2. Personi i kontaktit në REHAU
Nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me mbrojtjen e të dhënave, ju lutemi kontaktoni nëpunësin tonë për mbrojtjen e të dhënave në datenschutz@rehau.com.
Ju lutemi vini re se, bazuar në marrëveshjet e REHAU me operatorët e platformave të mediave sociale, kërkesat për informacion dhe të drejtat e subjektit të të dhënave duhet t'i drejtohen operatorit përkatës të rrjetit social. Vetëm ofruesi i rrjetit social ka akses të drejtpërdrejtë në informacionin e nevojshëm dhe mund të zbatojë masat e kërkuara dhe të japë informacion. Nëse keni nevojë sërish për mbështetjen tonë, mund të na kontaktoni në REHAU në çdo kohë.
Nëse dëshironi t’i verifikoni të drejtat tuaja të informacionit drejtpërdrejt edhe me ne, ne do t'ju informojmë brenda objektit së kapaciteteve tona. Më shumë informacion në lidhje me mbrojtjen e të dhënave në REHAU, veçanërisht për qëllime të tjera të përgjithshme të përpunimit dhe për të drejtat tuaja, mund të gjeni në adresën www.rehau.com/al-sq/informacione-per-mbrojtjen-e-te-dhenave.
3. Përpunimi i të Dhënave Personale
Kategoritë e të dhënave
a) Kur vizitoni një faqe të shoqërisë REHAU, ne, si operator i kësaj faqeje, përpunojmë të dhënat që na jepni përmes veprimeve dhe ndërveprimeve tuaja të drejtpërdrejta (p.sh., pyetjeve, postimeve, komenteve, pëlqimeve, shpërndarjeve) si dhe të dhënave të profilit të aksesueshëm nga publiku. Vizibiliteti publik i të dhënave të profilit tuaj personal varet nga cilësimet e profilit tuaj, të cilat mund t'i rregulloni në platformën përkatëse të mediave sociale. Ju rekomandojmë veçanërisht që të mos ndani të dhëna sensitive ose informacione konfidenciale kur përdorni të gjitha kanalet e mediave sociale.
b) Platformat e mediave sociale i ofrojnë REHAU statistikat anonime të përdorimit (shërbimet analitike ose të dhënat e informacionit të faqeve) për faqet e shoqërisë sonë, të cilat bazohen në sjelljen e përdorimit të vizitorëve. Ne marrim vlerësime demografike dhe gjeografike të lidhura me këto të dhëna. Ne nuk kemi akses dhe as ndikim në krijimin dhe përpunimin e këtyre statistikave të përdorimit dhe të dhënave themelore. Kjo përgjegjësi i takon operatorit të platformës përkatëse të mediave sociale. REHAU nuk ka asnjë mënyrë për të parë të dhënat personale të përdoruesve individualë.
Qëllimet dhe baza ligjore e përpunimit
Ne operojmë faqet e shoqërisë sonë dhe përpunojmë të dhënat e sipërpërmendura për të ofruar informacion rreth nesh dhe produkteve tona, si dhe për të komunikuar me palët e interesit. Baza ligjore për këtë përpunim ka të bëjë me nevojën për të mbrojtur interesat tona legjitime (Neni 6, paragrafi 1, germa ”f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave). Edhe nëse na bëni një kërkesë specifike mund të ketë përpunim të të dhënave për të përmbushur një kontratë ose për të marrë masa parakontraktore (Neni 6, paragrafi 1, germa ”b” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave).
REHAU përdor të dhënat e ofruara nga operatori i platformës për të kuptuar më mirë përdorimin dhe shtrirjen e përmbajtjes, për të identifikuar preferencat e përdoruesve dhe për të përshtatur faqet e internetit të shoqërisë sonë në mënyrë sa më efektive për audiencën tonë të synuar.
Ne mund ta përdorim këtë informacion për të shfaqur reklama të synuara të bazuara në interes, pa e ditur drejtpërdrejt identitetin e vizitorëve. Nëse vizitorët përdorin aplikacione të mediave sociale në disa pajisje, mbledhja e të dhënave mund të ndodhë përmes pajisjes për vizitorët e regjistruar dhe të identifikuar.
Përpunimi i këtyre të dhënave kryhet për të ndjekur interesat tona legjitime të sipërpërmendura (Neni 6, paragrafi 1, germa ”f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave).
Përpunimi i mëtejshëm kryhet vetëm në bazë të dhënies së pëlqimit (Neni 6, paragrafi 1, germa ”a” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave), ku REHAU ofron informacion të detajuar mbi përpunimin e të dhënave për të cilin është dhënë pëlqimi.
Si pjesë e operimit të faqeve të shoqërisë sonë, ne punojmë me ofruesit e shërbimeve (p.sh., agjenci reklamash dhe përmbajtjesh që na ndihmojnë në krijimin e postimeve, ofrimin dhe optimizimin e aktiviteteve tona në media sociale).
Kohëzgjatja e përpunimit
Ne përpunojmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa janë të nevojshme për qëllimet e sipërpërmendura.
Në rast kundërshtimi ndaj përpunimit të të dhënave me qëllim mbrojtjen e interesave tona legjitime (Neni 6, paragrafi 1, germa ”f” e Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave), ne do t'i fshijmë të dhënat personale, përveçse kur përpunimi i mëtejshëm lejohet nga dispozitat ligjore përkatëse. Po ashtu, ne do të fshijmë të dhënat personale nëse na kërkohet ta bëjmë këtë për arsye të tjera ligjore. Sipas këtyre parimeve të përgjithshme, ne do t'i fshijmë të dhënat personale sapo baza ligjore nuk është më në fuqi, nëse ato nuk janë më të nevojshme për qëllimet e specifikuara, ose nëse qëllimet e specifikuara nuk gjejnë më vend për zbatim dhe nuk ekziston asnjë bazë tjetër ligjore (p.sh. periudhat e ruajtes së të dhënave për qëllime tregtare dhe tatimore), ose në çdo rast nëse baza tjetër ligjore nuk ekziston më.