REHAU mban zi për humbjen e themeluesit të kompanisë dhe Presidentit të nderit Helmut Wagner. Ai vdiq të Dielen e kaluar në moshën 95 vjeç në Zvicër ne rrethin e ti familjar. Lajmi për vdekjen e babait te dashur dhe themeluesit, i cili deri vonë kishte angazhim të lartë, i ka levizur punonjësit e REHAU në krejtë Globin.
REHAU mban zi për themeluesin e kompanisë, Helmut Wagner
"Një vizionar i vendosur dhe i guximshëm"
28.01.2021
“Ngushllimet për vdekjen e babait tonë vijne nga shumë Regjione të botës. Ne jemi shumë të prekur për humbjen si familje, ”thotë Jobst Wagner, President i Bordit Mbikëqyrës. Ai tregon se sa të mëdha janë veprat që Helmut Wagner la pas, si një nga pionieret e industrisë moderne, si një veprues i guximshëm dhe një vizionar i palëkundur", thekson Wagner. “Ne do të nderojmë kujtimin e Helmut Wagner duke vazhduar me vendosmëri punën e tij mbresëlënëse. Fryma e tij sipërmarrëse do të vazhdojë të na udhëzojë në të ardhmen ”, tha Presidenti i Bordit Mbikëqyrës.
Helmut Wagner ka stampuar botën e plastikës që nga viti 1948 dhe i ka dhënë një impuls të rëndësishëm tërë kësaj industrie. Me themelimin e ndërmarrjes Rehau në Franconin e Epërme, fillon prodhimi i produkteve të bëra me material nga polimeri, dhe kështu filloi historia e suksesit të një kompanie familjare, që vazhdon edhe sot e kësaj dite, e cila ende ndikohet fuqimisht nga fryma pioniere e themeluesit të kompanisë.
Pas zhvillimit të suksesshëm të kompanisë gjatë pesë dekadave, Helmut Wagner ua dorëzon drejtimin e grupit djemve të tij në vitin 2000: Jobst Wagner bëhet President i Bordit Mbikëqyrës, Dr. Veit Wagner Nënkryetar. Brezi i tretë është tani në bord. Në vitin 2015, këshilli i qytetit Rehau i dha themeluesit të kompanisë REHAU, mirënjohje të veçantë: Helmut Wagner u bë qytetari i parë i nderit që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Sot REHAU është një grup ndërkombëtar i ndërmarrjeve me 20,000 të punësuar në mbi 170 vende në të gjithë botën. "Kjo është më së paku falë vizionit dhe guximit të Helmut Wagner", thotë William Christensen, CEO i Grupit REHAU. "Në këto ditë, familja REHAU është veçanërisht e bashkuar në dhëmbjen e thellë dhe mirënjohjen e sinqertë, për arritjet e themeluesit të kompanisë," tha Christensen.