NEA SMART 2.0

Informacione për mbrojtjen e të dhënave NEA SMART 2.0

REHAU është i kënaqur që keni vendosur për të përdorur sistemin tonë të kontrollit NEA SMART 2.0. Në vijim do të njihni me mënyrën se si përpunohen të dhënat personale të grumbulluara në lidhje me përdorimin e sistemit.

Çfarë të dhënash ruajmë?

Duke përdorur aplikacionin REHAU për sistemin e kontrollit NEA SMART 2.0, të dhënat që ju keni dhënë ruhen. 

Ne mund të regjistrojmë të dhënat e mëposhtme:

Lutemi, na ndihmoni t'i mbajmë të përditësuara të dhënat tuaja, duke na informuar për ndryshimet e të dhënave tuaja personale, veçanërisht lidhur me të dhënat tuaja të kontaktit.

Për çfarë i përdorim të dhënat tuaja?

Ne përdorim të gjitha të dhënat tuaja të vëna në dispozicion, në mënyrë që t'ju ofrojmë gamën e plotë të funksionimit të aplikacionit dhe të sistemit të kontrollit. Baza ligjore për këtë përpunim është neni 6 I, germa b DSGVO. 

Ju mund të vendosni nëse do të na vini në dispozicion të gjitha informacionet e nevojshme dhe të merrni, në këtë mënyrë, akses në gamën e plotë të funksionimit. 

Për shembull, dhënia e adresës është e nevojshme për të bërë të mundur shfaqjen e të dhënave sinoptike për vendndodhjen e sistemit të kontrollit. Adresën tuaj të email-it e përdorim për t'ju informuar rreth përditësimeve për sistemin, nëse, në raste të veçanta, nuk është i mundur ose nuk është parashikuar një përditësim automatik. 

Për çdo pajisje celulare ku është instaluar aplikacioni NEA SMART 2.0, ju mund të vendosni individualisht nëse dëshironi të përdorni funksionin e gjeorrethimit. Nëse aktivizoni funksionin, vendndodhja aktuale e pajisjes tuaj celulare përcaktohet në intervale të rregullta. Zbulimi i vendndodhjes është gjithashtu aktiv në sfond kur aplikacioni është i mbyllur. Duke përdorur këtë veçori, mund të përfitoni nga reduktimi i ngrohjes ose ftohjes së shtëpisë tuaj kur nuk ka njëri në shtëpi. Ngrohja mund të aktivizohet automatikisht ndërkohë që jeni rrugës për në shtëpi. Në këtë mënyrë, sistemi juaj i ngrohjes/ftohjes arrin një funksionalitet edhe më efektiv.

Përveç kësaj, sistemi dërgon në server vlera të matura nga puna e impianteve. Këto vlera të matura përpunohen për të bërë të mundur prezantimin e vlerësimeve të ndryshme në aplikacion. Vlerësimet përmbajnë, p.sh. ecurinë e temperaturave të dhomës dhe lagështisë së dhomës, si dhe udhëzime për kursim të energjisë.

Nëse cilësoni në aplikacion emrat e dhomave, të dhënat përdoren për të ruajtur dhe përdorur sërish cilësimet e aktivizuara vetëm një herë. Në këtë mënyrë evitohet që pjesëtarët e ndryshëm të familjes të aktivizojnë të dhëna ose cilësime kontradiktore. Të dhëna të tjera janë të dukshme edhe për përdoruesit e tjerë të të njëjtit instalim ngrohje/ftohje në aplikacion.

Nëse keni nevojë për shërbim, mund t'i jepni shërbimit tonë të klientit ose një partneri shërbimi ku ju bëni porositë akses të përkohshëm ose të përhershëm në instalimin tuaj të ngrohjes/ftohjes dhe, në disa raste, edhe akses në të dhënat tuaja të përdorimit (përfshirë historikun e përdorimit). Kështu, i jepni këtij personi akses në të gjitha të dhënat që keni dhënë.

Po ashtu, të dhënat tuaja personale do të përdoren nga ne ose nga shoqëritë e marketingut të porositura nga ne për t'ju kontaktuar për qëllime të kërkimit të tregut me email, njoftim me shkrim, postë ose telefon. Baza ligjore për këtë përdorim është Neni 6 I f i Rregullores së GDPR. Ju mund ta kundërshtoni këtë përdorim të të dhënave tuaja për qëllime reklamimi në çdo kohë për të ardhmen.

Të dhënat e mbledhura vlerësohen nga ana statistikore në kuadër të mbrojtjes së interesave legjitime dhe përdoren për zhvillimin e mëtejshëm dhe zgjidhjen e problemeve lidhur me produktet tona. Si pjesë e këtij zhvillimi të mëtejshëm, të dhënat do të përdoren vetëm në mënyrë anonime për aq sa është e mundur teknikisht.

Si mund të fshini të dhënat tuaja personale?

Në të njëjtën mënyrë që na vini në dispozicion të dhënat tuaja personale, në çdo kohë ju mund t'i fshini sërish vetë të dhënat tuaja personale. Nëse i fshini vetë të dhënat tuaja personale, REHAU nuk mban asnjë kopje të të dhënave tuaja personale të fshira. Pas kësaj, funksionet për të cilat janë grumbulluar të dhënat personale nuk mund të përdoren më. 

Seksioni i mëparshëm i referohet të dhënave personale të regjistruara brenda aplikacionit. Nëse dëshironi të fshini të gjithë llogarinë tuaj të përdoruesit në REHAU, ju lutemi kontaktoni service.de@support.rehau.com. Ju lutemi vini re se fshirja e llogarisë së përdoruesit REHAU mund të ndikojë gjithashtu në aplikacione të tjera të REHAU, p.sh. Re.Guard, ku nuk do të keni më akses.

Pasi të keni fshirë të dhënat tuaja personale, nuk është më e mundur që t'ju dërgohen të dhënat e matjes që ruhen ende nga ne.

Qëllime të tjera të përpunimit

REHAU i nënshtrohet disa detyrimeve të tjera ligjore. Për t'i përmbushur këto detyrime, ne i përpunojmë të dhënat tuaja në masën e duhur dhe, nëse duhet, ua transmetojmë ato organeve përgjegjëse në kuadër të detyrimeve ligjore për njoftimin e të dhënave. Baza ligjore për këtë përpunim është neni 6 I, germa c DSGVO. Përveç kësaj, përpunimi përkatës kryhet mbi bazën e dispozitave ligjore për mbajtjet tregtare dhe tatimore sipas Kodit Tregtar dhe Kodit Tatimor.

Nëse na keni dhënë pëlqimin përkatës, ose nëse miratimi lejohet në kuadër të interesave legjitime, REHAU e përdor adresën edhe për mirëmbajtjen e marrëdhënieve të klientëve, në mënyrë që, p.sh., t'ju ofrohen informacione interesante mbi produkte të reja nga sektori Smart Home/kontrolli i sistemit të ngrohjes. Në mënyrë që t'u përgjigjemi më mirë dëshirave tuaja dhe për t'i përshtatur produktet tona me interesat tuaja, mund të jetë e nevojshme që tua transmetojmë të dhënat tuaja palëve të treta. 

Për shkaqe që lindin nga situata juaj e veçantë, ju mund ta kundërshtoni në çdo kohë këtë përpunim ose mund ta anuloni në çdo kohë pëlqimin tuaj pa dhënë shkaqe.

Emri dhe adresa e organit përgjegjës dhe e personit përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave

REHAU Industries SE & Co. KG
Helmut-Wagner-Str. 1
95111 Rehau
Gjermani

Nëpunës për Mbrojtjen e të Dhënave: datenschutz@rehau.com

Kohëzgjatja e ruajtjes

Të dhënat tuaja personale i ruajmë vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat janë grumbulluar ose për aq kohë sa ruajtja përcaktohet me ligj ose në kuadër të rregulloreve zyrtare. Të dhënat tuaja i fshijmë ose i bllokojmë në momentin që ato nuk nevojiten më.

Të dhënat e përdorimit (të dhënat e progresit historik) do të fshihen më vonë pas 24 muajsh.

Të dhënat e instalimit do të fshihen jo më vonë se 15 vjet pas përfundimit të përdorimit. 

Të dhënat plotësisht anonime nuk fshihen domosdoshmërish. 

Përveç kësaj, ne i fshijmë ose i bllokojmë menjëherë të dhënat tuaja në rastin e revokimit të deklaratës së pëlqimit si dhe në rastin e një kundërshtimi të justifikuar kundër përpunimit të të dhënave.

Transmetimi i planifikuar i të dhënave te shtetet e treta

Për qëllimet e përmendura në këtë deklaratë të mbrojtjes së dhënave ne mund t'ua transmetojmë të dhënat tuaja personale kompanive të tjera REHAU. Kompanitë e tjera mund t'i përdorin të dhënat tuaja personale në interesin e vet për të njëjtat qëllime si ne. Në veçanti, ato mund t'i përpunojnë të dhënat tuaja personale në interesin e vet për qëllimet e përmendura. Brenda Grupit REHAU, punonjësit kanë akses në të dhënat tuaja personale vetëm për aq sa është e nevojshme për të përmbushur aktivitetin e tyre.

Transmetimi i të dhënave te filialet jashtë EWR-së bëhet mbi bazën e një vendimi rregullues të komisionit (Neni 45, paragrafi 3 i GDPR), ose mbi bazën e klauzolave të mbrojtjes së të dhënave standarde (Neni 46 paragrafi 2 germa c i GDPR), të cilat përmbajnë garanci të arsyeshme për personat në fjalë. 

Transferimi i të dhënave te palët e treta

Të dhënat tuaja personale mund t'ua transmetojmë palëve të treta jashtë shoqërive të Grupit REHAU për të marrë përsipër shërbime teknike ose organizative, të cilët na nevojiten për të përmbushur qëllimet e përmendura ose aktivitetet e tjera të biznesit. Ofruesit tanë të shërbimit janë të detyruar me kontratë që t'i përpunojnë të dhënat personale ekskluzivisht në emri tonë dhe sipas udhëzimeve tona. Ne i detyrojmë ofruesit tanë të shërbimit edhe që të respektojnë masat teknike dhe organizative, të cilat sigurojnë mbrojtjen e të dhënave personale. Nëse ofruesit e shërbimeve ndodhen në vende ku ligjet në fuqi nuk parashikojnë mbrojtje të të dhënave personale të ngjashme me atë sipas së drejtës evropiane, ne sigurojmë me kontratë që ofruesit e shërbimeve në fjalë të respektojnë nivelin e mbrojtjes së të dhënave të parashikuar me ligj. (Klauzolat standarde të mbrojtjes së të dhënave). Informacione më të detajuara për këtë, mund t'i merrni nga personi ynë përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave.

Të drejtat tuaja

Ju keni vetë mundësinë për të kontrolluar respektimin e rregulloreve ligjore për ruajtjen e të dhënave nga REHAU. Për këtë, ju gëzoni të dhënat e mëposhtme:

Nëse keni pyetje për të drejtat në lidhje me përpunimin e të dhënave tuaja personale, mund t'i drejtoheni personit tonë përgjegjës për ruajtjen e të dhënave, i cili është në dispozicion edhe në rastet e kërkesave të aksesit, sugjerimeve ose ankesave. Informacione të mëtejshme për mbrojtjen e të dhënave mund të gjenden në https://www.rehau.com/al-sq/informacione-per-mbrojtjen-e-te-dhenave

01.06.2022

Engineering progress

Enhancing lives

Maximum cart size of 3 items has been reached!

Your sample cart items:
Type
Decor
Collection